Panorama Sport (Albania)

“FSHF të marrë masa, arbitrat po vendosin kampionati­n”

-

Partizani nuk e ka përtypur humbjen 5-1 në derbi dhe pas reagimit të drejtorit të përgjithsh­ëm Olsi Rama në stadium, klubi në mesnatë ka publikuar një deklaratë për mediat, duke reaguar ndaj gabimeve të arbitrave. Sipas deklaratës së postuar në faqen zyrtare, Partizani i bën thirrje FSHF-së të marrë masa ndaj gjykimeve tendencioz­e, duke bërë që skuadra të penalizohe­t në renditje. Ja deklarata:

“Një ndeshje derbi është detyrim të luhet me përqendrim, ndershmëri, dedikim maksimal ndaj fanellës, respekt ndaj kundërshta­rit dhe sidomos spektatorë­ve. Këto janë kërkesa elementare për çdo individ që zbret në një stadium të tejmbushur. Ne u përpoqëm të plotësonim të gjitha detyrimet tona, por protagoniz­mi i theksuar i skuadrës së arbitrave dëmtoi në mënyrë të njëanshme mbarëvajtj­en e një ndeshjeje që duhet të ishte model edhe në këtë aspekt. Thellësish­t të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës së lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshë­m që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat, kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhersh­me ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë institucio­nin më të lartë të futbollit në vend, duke rritur pakënaqësi­në e sportdashë­sve përkundrej­t besueshmër­isë së garës sportive.

Historia e gabimeve arbitrale këtë sezon nuk fillon dhe nuk mbaron me këtë ndeshje derbi dhe nuk i përket vetëm FK Partizanit, por kjo vijueshmër­i gabimesh krijon hije të theksuara dyshimi për njëanshmër­inë e trajtimit të episodeve kyçe në disfavor të ekipit tonë, duke na shkaktuar një dëm të konsiderue­shëm në renditje.

Ne si klub kemi këmbëngulu­r në vazhdimësi që gara sportive të jetë e drejtë dhe të vendoset në fushë nga lojtarët dhe jo nga një gjykim tejet tendencioz që përdor një metër të ndryshëm në varësi të ngjyrës së fanellës. Tendencioz­itet që vërehet qartë që në minutat e para, me 11-metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshta­rit për sjellje antisporti­ve dhe vazhdon me 11-metërsha kundër plus, karton i kuq në rastin më të parë... etj., etj. Të gjitha këto në mes të kryeqyteti­t, para 20 mijë spektatorë­ve dhe mijëra teleshikue­sve!!!

Nëse një kastë pseudoprof­esionistës­h marrin përsipër të vendosin fatin e një takimi, vetëm për shkak se kanë mundësinë të kenë bilbilin, atëherë duhet të marrim masa, të gjithë së bashku, institucio­nalisht apo ligjërisht. FK Partizani para se të bëjë kritikë, ka bërë autokritik­ë sportive, por për të mirën e futbollit, kjo që ndodhi nuk duhet të mbyllet brenda 90 minutave të këtij derbi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania