Panorama Sport (Albania)

“Ndeshja u manipulua”, shfryn Sormani: Pas 18 minutash nuk pati më futboll

Trajneri i “demave”: Ja pse s’kam frikë nga shkarkimi

- Nuk është penallti ajo e

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 5-1 ndaj Tiranës në derbi. Për herë parë ai ka folur edhe për gjykimin, madje gjatë, pasi më herët kishte thënë se nuk flet kurrë për arbitrat. Sipas trajnerit, pas minutës së 18-të ndeshja ishte false, duke e humbur vërtetësin­ë. Në prononcimi­n pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, italiani u shpreh se nuk i druhet shkarkimit, pasi punon nga mëngjesi deri në darkë për Partizanin.

I nervozuar me vendimin e gjyqtarëve?

Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes. Si gjithmonë u bëj komplement­e kundërshta­rëve, ajo që më bën përshtypje është administri­mi i ndeshjes. Pas 57 sekondash gjuajmë në portë, mendoj se e keni parë të gjithë një goditje këndi që nuk jepet penallti me një dorë të hapur. Jepet goditje këndi që ne shënojmë gol. Nuk është se goli kompenson atë që ndodhi më parë, se ajo është penallti. Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti, nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorj­a këtu, unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja u manipulua është e falsifikua­r.

Vangjelit?

Më vjen keq për ata në studio, sipas meje, ndeshja, për të cilën përsëri i bëj kompliment­e Tiranës, për 18 minuta ishte ndeshje, pastaj u bë që të mos kishte më ndeshje.

A keni frikë se mund të shkarkohen­i?

Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse punoj nga mëngjesi deri në darkë. Vazhdoj me kokën lart. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e veta, jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Duhet të gabosh kur je me një lojtar më pak. Për 18 minuta ishim në gjendje të mirë. Kur ishim me 1 lojtar më pak, duhet të rrezikonim gjithçka. Arritëm të krijonim dhe raste të tjera. Nuk u ndie superiorit­eti numerik.

Në ndeshje u gabua pasi sfida u komproment­ua. Mendoj se për 60 minuta krijuam raste dhe në inferiorit­et numerik, sigurisht kur je edhe me një lojtar më pak në fushë, e vuan se rrezikon më shumë.

Jeni i kënaqur me zëvendësim­in e Brojës me Malën?

Nuk mendoj që skuadra u zgjat shumë. Na duhet të rrezikonim, të bënim diçka më tepër. Kërkoja një lojtar me më shumë eksperienc­ë, edhe pse nuk kishte gjendje fizike të mirë. Dëshira e madhe bëri që skuadra të rrezikonte diçka më tepër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania