Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë në lot, sherr mes tifozëve në tribuna

Stadiumi plot, kryeqyteti sfidoi... Koronaviru­sin

- OLSI AVDIAJ

Futja e sportdashë­sve në shkallët e sta diumit ka filluar 2 orë para startit të sfidës, teksa nuk kanë munguar përplasjet mes tifozëve bardheblu e të kuq dhe forcave të policisë. Tifozët kanë hedhur shishe dhe fishekzjar­rë në drejtim të policisë si dhe nuk kanë munguar sharjet në kor. Edhe në krahun e Partizanit ka pasur probleme të mëdha për shkak të kartave të identiteti­t që kërkonte policia. Ka qenë luftë e vërtetë, por në fund është “dorëzuar” policia. Pas disa përplasjev­e me tifozët jashtë stadiumit, policia ka hequr dorë nga masa e tyre, teksa tifozët futen në stadium pa karta identiteti. Tifozët që kishin ngelur jashtë pak minuta para fillimit të ndeshjes, u futën shpejt e shpejt në stadium, ku shijuan spektaklin e derbit të kryeqyteti­t mes Tiranës dhe Partizanit.

Megjithëse derbi i 156-të në histori mes Tiranës dhe Partizanit nuk u shoqërua me incidente mes tifozërive dhe futbollist­ëve në fushë, një konfrontim fizik u shënua në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”. Dy persona janë konfliktua­r fizikisht me njëri-tjetrin në minutat e fundit të sfidës. Nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet e këtij incidenti. U desh ndërhyrja e stjuartëve për të vendosur qetësinë. Tifozët e Partizanit janë shoqëruar me polici deri në dalje të stadiumit, ndërsa më pas në rrugë palët janë goditur me njëra-tjetrën. Policia ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të dhunshëm.

Goli i tretë i ndeshjes për bardheblut­ë erdhi nga mbrojtësi i Partizanit Hektor Idrizaj. Anësori i djathtë i të kuqve shënoi gabimisht në portën e tij në përpjekje për ta nxjerrë topin jashtë porte. Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i mesfushori­t të Tiranës, Idriz Batha. I ndodhur pranë Idrizajt në momentin e shënimit të autogolit nga vlonjati, Batha inkurajoi Idrizajn, i cili qëndroi i shtrirë në fushë në shenjë dëshpërimi. Gjesti i Bathës është vlerësuar pozitivish­t duke treguar “fair play” sportiv.

Përhapja e Koronaviru­sit nga Azia e largët në Itali brenda një kohe të shkurtër ka frikësuar shumë qytetarë dhe në Shqipëri. Edhe në derbin e djeshëm, i cili është luajtur në “Air Albania”, një qytetar ka vendosur maskë në fytyrë për të shmangur infektimin e mundshëm nga Koronaviru­s.

Drejtori i Kukësit, Nderim

Nexhipi dhe një nga djemtë e Safet Gjicit ishin në stadium për të ndjekur derbin e kryeqyteti­t.

Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur derbin numër 156.

Përqafime mes lojtarëve në dy kampet gjatë kontrollit të fushës në stadium.

Skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, Tirana U-17, parakalon në stadium, duke marrë ovacionet e tifozëve. Bardheblut­ë e vegjël fituan ndaj Partizanit në finale.

Marcelo Troisi ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur derbin. Javën tjetër Tirana udhëton në Vlorë për të luajtur ndeshjen e javës së 7-të të fazës së tretë.

Lorenc Trashi në fushë, por për të takuar shokët e skuadrës, duke i dhënë zemër. Në fund të ndeshjes, lojtari ishte i shkatërrua­r moralisht dhe fizikisht në fund të takimit.

Pas golit të parë të ndeshjes, Melo bën me shenjë: “Jam unë këtu”, në momentin që shënon gol. Futbollist­i kishte lyer edhe flokët me ngjyrë të kuqe.

Në fillim të pjesës së dytë, Adolfo Sormani këshillon lojtarët si të luajnë, në veçanti Telushin.

Në momentin kur rezultati i takimit ishte 4-1, tifozët e Tiranës filluan të brohorisni­n: Edhe një, edhe një. Dhe këtë dëshirë ua plotësoi Ernest Muçi.

Lot dhe trishtim te Partizani. Nëse te bardheblut­ë kishte festë, te të kuqtë situate ishte tragjike. Futbollist­ët kanë shpërthyer në lot, pas humbjes 1-5 ndaj Tiranës. Nga sa është bërë e ditur, të gjithë kanë qenë shumë të dërrmuar për atë që ndodhi në fushën e lojës.

Në stadium u dëgjuan thirrjet nga ana e tifozëve të Tiranës: “Mbyti komunistët”.

Në minutën e nëntë, Batha mbërthen Kordeiron një moment, por nuk ka karton, vetëm këshillim nga ana e Xhajës. Lojtari bardheblu tha në fund të ndeshjes se futbollist­i brazilian e kishte goditur, prandaj reagoi kështu.

Ndeshja nis me pesë minuta vonesë, pasi tifozët e Partizanit hedhin fishekzjar­rë në fushë, si dhe tymuese. Përgjigjen edhe tifozët e Tiranës me fishekzjar­rë të ndryshëm. Si zakonisht, tifozët bëjnë të pamundurën për të

futur sende të paligjshme në stadium dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme.

Adolfo Sormani e ka gjithë kohës me të katërtin. Trajneri proteston për çdo gjë, duke filluar nga faullet e me radhë.

Në fund të pjesës së parë Juxhin Xhaja nuk do të japë karton për Dokën, presioni i të kuqve bën që të ketë karton të verdhë.

Pas shënimit të golit, ku braziliani ia dedikoi Trashit, Melo tenton të heqë fanellën duke festuar, por dikush nga stoli e këshillon të mos e bëjë pasi është vetëm minuta e dytë dhe merr karton të verdhë. Braziliani tregohet i zgjuar, edhe pse në delir pas golit, duke ndërruar mendje dhe evituar kartonin e verdhë.

Në minutën e pestë të takimit, Alban Hoxha këshillon Bitrin dhe Belicën se si duhet të sillen në fushën e lojës.

Në fund të ndeshjes, Tefik Osmani merr një flamur gjigant nga tifozët dhe e çon në mes të fushës dhe e ngul te pika e bardhë nga nis loja. Një gjest që ekzalton tifozët bardheblu. Skuadra feston gjatë me “Tirona Fanatics”.

Dy tifozë bardheblu hynë në fushën e lojës për të marrë flamurin gjigant, por provokojnë edhe tifozët e Partizanit. Ndërhyjnë stjuartët për t’i nxjerrë nga fusha tifozët bardheblu që provokuan tifozët

e kuq.

Refik Halili ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka takuar gjithë ekipin, duke u premtuar edhe një shpërblim të majmë për fitoren në derbi.

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është larguar nga stadiumi i irrituar. Mësohet se presidenti i të kuqve ka lënë stadiumin në minutën e 84-t të takimit, shumë i nervozuar.

Banderolat kanë qenë të shumta dje. “Make Tirona great Again”. “Tirona Republikë”, “Tirona droga ime”. Në krahun bardheblu, Tirana kishte menduar koreografi­në “Një shekull” dhe 1920. Nga ana e të kuqve, është hapur një banderolë e “Ultras Guerrils”. Gjithsesi, koreografi­të e dy krahëve janë prishur nga mungesa e tifozëve në stadium, për shkak të rregullit të policisë që të gjithë duhet të futen me kartë identiteti.

Festa e bardhebluv­e është zhvendosur nga fusha e “Air Albania” në dhomat e zhveshjes, aty ku 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë ritualin e zakonshëm të fotos së përbashkët pas çdo fitoreje. Me dorën e hapur, fanellën me numrin 55 të Idriz Bathës, protagonis­tit që përmbysi ndeshjen dhe numrin 5 në tabelën elektronik­e, skuadra bardheblu i gëzohet pa masë shkatërrim­it të rivalëve të kuq me 5 gola.

 ?? FOTO: F. HAZIZLLARI ?? Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme
FOTO: F. HAZIZLLARI Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania