Panorama Sport (Albania)

Arapi: Jam gati për Kukësin, për sulmin vuan i gjithë kampionati

Teuta/ Kapiteni: S'është vendimtare për objektivin Europë

- Zamir Qypi

Teuta i ka mbyllur përgatitje­t në prag të sfidës me Kukësin, të cilën durrsakët po e vlerësojnë maksimalis­ht. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, tregon se skuadra është shumë më mirë se para sfidës me Skënderbeu­n, si nga aspekti teknik, por edhe moralisht. Ai shton se ekipit i janë bashkuar edhe lojtarët që mungonin dhe se skuadra është më e plotë për këtë sfidë. Për Arapin ndeshja me Kukësin është e vështirë pasi ekipi kundërshta­r kërkon medoemos të grumbulloj­ë pikë. Si shkoi terapia në Serbi dhe çfarë garancie ju dha fizioterap­istja Marjana në lidhje me mundësitë për t'u aktivizuar që ndaj Kukësit?

Pas terapisë që pata atje dhe pas ekos, besoj që jam gati. Jam stërvitur normalisht edhe përpara se të shkoja

për të bërë terapi. Sa i përket aktivizimi­t, është një vendim që i takon stafit. Unë jam i gatshëm për ndeshjen, 10 %.

Çfarë ndeshjeje prisni ndaj Kukësit?

Në këtë moment që ndodhemi ne, nuk ka kohë për hapa falsë. Na duhen pikët dhe synimi ynë janë vetëm tri pikët, asgjë tjetër. Në situatën ku ndodhen ekipet, mendoni se edhe një pikë mund t'ju shkonte për shtat?

Çdo ndeshje është histori në vete dhe prandaj është i bukur futbolli. Ne luajmë kundër një ekipi që është pretendent për titullin kampion. Gjithashtu, ata kanë edhe cilësi. Ne thjesht i respektojm­ë dhe do mundohemi, siç e thashë, të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen. Kjo është e vetmja zgjidhje për ne në këtë moment të sezonit. Europa bëhet një objektiv në rrezik nëse nuk fitoni me Kukësin...

Nuk vihet në rrezik Europa, sepse veç kampionati­t ne kemi edhe Kupën. Plus në këtë moment që po flasim, ne jemi vetëm tri pikë nga vendi i tretë, kështu që besoj se ka shumë ndeshje dhe shumë pikë deri në fund. Sulmi vijon të jetë problem, kur as Kolibali dhe as Hebaj nuk po shënojnë. Çfarë nuk po shkon me ta?

Kjo është një pyetje që nuk duhet të ma drejtoni mua, por trajnerit ose stafit. Siç e dimë të gjithë, problemi i sulmit nuk është vetëm te Teuta, por te kampionati në përgjithës­i. Është e vështirë që, me buxhetet që kanë klubet shqiptare, të gjenden lojtarë cilësorë. Aq më tepër në merkaton e janarit. Shpresoj që edhe Hebaj të marrë më shumë minuta dhe t'i tregojë vlerat e tij.

Shumica e golave shënohen me goditje standarde, ndryshe nga koha juaj kur luanit me Skënderbeu­n...

Me statistika, 70% e golave shënohen me goditje standarde. Jo vetëm në kampionati­n shqiptar, por në të gjithë botën. Janë shumë faktorë që ndikojnë te mungesa e golave, por kryesor është buxheti i klubeve shqiptare, i cili është disi i limituar. Kjo nuk lejon të vijnë lojtarë shumë cilësorë në kampionati­n tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania