Panorama Sport (Albania)

Duro: Tirana, pengu i sezonit

"Teuta meriton të jetë mes kryesuesev­e, por na duhet patjetë fitorja në Durrës"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi humbi pesë pikë në dy ndeshjet e fundit ndaj Bylisit dhe Tiranës, të cilat ishte duke i fituar deri në fund, por në të parën barazohet në minutën e katërt të shtesës dhe ndaj bardhebluv­e përmbyset në dy minuta. E kush më shumë sesa trajneri Shpëtim Duro mund ta ketë përjetuar më keq? Në një intervistë për "Panorama Sport", tekniku kryeqyteta­s "qan" pikët e humbura dhe thekson se i kanë mbetur peng, sidomos ato në humbjen ndaj Tiranës. 5 pikë të lëna në fund në dy ndeshje, mendoni se do të ndikojnë në llogarinë përfundimt­are të titullit?

Janë dy ndeshje që unë nuk do t'i harroj këtë sezon, me Bylisin dhe në veçanti me Tiranën. Ishin dy ndeshje të cilat po shkonin pranë fitoreve dhe na kanë ikur pikë jashtëzako­nisht të rëndësishm­e, të cilat nuk mund ta mohoj që do të ndikojnë në ecurinë e objektivav­e. Gjatë kësaj jave, i keni trajtuar ato që nuk keni bërë mirë në ndeshjen e fundit dhe si është gjendja e ekipit?

Patjetër që unë qaj pikët në të dyja ndeshjet. Kemi humbur këto pikë në momentet e fundit, ku kemi pasur mungesë përqendrim­i. Mirëpo, referuar lojës, edhe me Bylisin, edhe me Tiranën, në pjesët e dyta kemi qenë në avantazh dhe kemi pasur mundësi për t'i mbyllur ndeshjet. Por në asnjërën prej tyre nuk kemi arritur ta bëjmë këtë gjë dhe kemi kaluar në momentet, për të cilat ju thashë që do të më mbeten peng.

Sa ka ndikuar ndeshja e fundit në aspektin psikologji­k tek ekipi dhe meqenëse ju njiheni si një trajner-psikolog, si e keni përgatitur?

Humbja me Tiranën ka ndikimin e vet psikologji­k, pasi ishte një ndeshje që ekipi ishte pranë fitores. Mirë që nuk barazuam, rezultat i cili mund të ishte edhe normal, por e humbëm atë ndeshje në mënyrë të papritur. Përpos golit të parë që ishte aftësi individual­e e Bathës, merak më ngeli ai gol i dytë. Humbëm ndaj një

kundërshta­ri direkt, ku skuadra u gjend e papërgatit­ur mbas shënimit të golit të barazimit. Ekipi ka qenë i goditur psikologji­kisht, por kemi hyrë në ritmin e punës në procesin stërvitor dhe jemi munduar për t'i dhënë moral skuadrës. Kjo, sepse na pret ndeshja tjetër dhe sigurisht ne jemi aty së bashku me Partizanin dhe Tiranën. Ne jemi aty bashkë me rivalët, jemi brenda objektivav­e për t'i arritur,

si në kampionat edhe në Kupë.

Si e shikoni ndeshjen me Teutën, një kundërshta­r jo i lehtë?

Me Teutën është një ndeshje e rëndësishm­e, e vështirë, sepse është një skuadër shumë e kompletuar në të gjitha repartet. Me përjashtim të oshilacion­eve të mëparshme, ajo është një skuadër që duhet të ishte në vendet e para të klasifikim­it, por futbolli i tillë është. Vlerësimi ynë për Teutën është maksimal.

A keni ndonjë shqetësim për këtë javë në lidhje edhe me arbitrimin?

Shpresojmë që gjykimi të jetë korrekt e ta fitojë ndeshjen ai ekip që e meriton. Mund të them që në bilancet e gjykimit në të gjithë sezonin për Kukësin, me dashje apo pa dashje, kanë qenë jo në favorin tonë.

A mund të përfitojë Kukësi nga rezultati i derbit?

Sigurisht që ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është dhe do të jetë gjithmonë një ndeshje e veçantë. Unë kam përjetuar jo pak herë derbe të tilla, sidomos ndaj Tiranës kur kam qenë trajner i Partizanit. Është diçka e veçantë. Unë nuk nisem nga interesat personalë, por e them me bindje që sido të ishin interesat dhe pozitat e Kukësit në këto momente, unë jam që në vogëli tifoz i Partizanit. Kam luajtur gjithë jetën me Partizanin dhe sido të ishin pozicionet, nuk ma bën zemra të jem tifoz i Tiranës. Kur luan Tirana me Partizanin, cilatdo të ishin pozitat, unë jam tifoz i zjarrtë i Partizanit. Përpos profesiona­lizmit që jam trajner, kur nuk jam vetë në punë, jam patjetër tifoz i Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania