Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Vllaznia nuk e diskuton mbijetesën

“Kemi analizuar gabimet, për 'play out' edhe Laçi e Bylisi”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të kërkojë një tjetër fitore këtë javë përballë një prej kundërshta­rëve direkt për vendin që rezervon ndeshjen "play out". Jonuz në intervistë­n e tij për mediat është shprehur me bindje se Vllaznia ka mundësi reale për ta mundur për të tretën herë, brenda këtij sezoni, Skënderbeu­n. Më tej, trajneri është shprehur pro një kampionati me 14 skuadra dhe se Vllaznia nuk ka probleme mbijetese.

Si e shikoni përballjen ndaj Skënderbeu­t?

Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e ndaj Skënderbeu­t. Vijmë pas një fitoreje 4-0 ndaj Luftëtarit, por nuk është gjithçka. Kam folur me lojtarët dhe e kemi përgatitur këtë takim të gjithë së bashku. Kam mungesat e Adilit dhe Bardullës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit gëzon një formë të mirë. Këtë javë kemi pasur probleme me kushtet atmosferik­e, probleme në aspektin fizik, por mendoj se jemi gati.

Çfarë do të thoni për skuadrën korçare?

Skënderbeu ka lojtarë shumë të mirë. Është ekip shumë i mirë, i cili bën një lojë të pastër dhe ka sulmues shumë cilësorë. Kemi luajtur dy herë dhe kemi fituar. Këtë besoj se do ta bëjmë edhe në këtë takim. Është një ndeshje e rëndësishm­e, për vetë faktin se me një fitore, Vllaznia do të ngjitet sipër. Më pas do të shikojmë për ndeshjet e tjera.

Disa lojtarë janë të ndëshkuar me 3 të verdhë. Sa mund të ndikojë?

Duhet që të bëjmë kujdes në këtë drejtim. Disa lojtarë janë me kartonë të verdhë dhe kjo mund të na dëmtojë për takimet e ardhshme.

Ndeshja në 14:00 e jo në 17:00, a është shans më shumë për Vllazninë?

Nuk e kam ndryshuar unë orarin. Për ne është njëlloj të luajmë në çdo orë. Fati nuk ka të bëjë më orarin e zhvillimit të takimit. Ne shumë ndeshje i kemi humbur nga gabime individual­e, por tani janë probleme të kaluara për mua. Unë dua të vazhdoj punën për të përgatitur ekipin. Ora nuk ka rëndësi për ne.

E shikoni si kundërshta­r direkt për "play out"-in Skënderbeu­n?

Nuk e shikoj këtë situatë vetëm me Vllazninë dhe Skënderbeu­n. Ka edhe skuadra të tjera që janë afër me pikë. Me pak distancë pikësh janë edhe Laçi, Bylisi e Teuta. Dytri pikë nuk janë diferencë e madhe.

A mund të quhet ndeshja e sezonit kjo?

Ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t ne e kemi luajtur shumë mirë dhe kemi marrë tri pikë shumë të rëndësishm­e jashtë fushe. Tani Skënderbeu është në të njëjtën situatë, siç ishte Vllaznia kur luante jashtë. Përfundimi do të jetë më 15 maj kur të mbarojë kampionati dhe deri atëherë çdo gjë është e mundur pasi ne kemi një grup të mirë. I kemi bërë analizat pse janë humbur

ndeshjet me Tiranën me Teutën. Mendoj se lojtarët do të japin maksimumin ndaj Skënderbeu­t. Të gjitha skuadrat që janë me 3 apo 4 pikë larg nesh, janë në këtë vorbull.

Jeni për një kampionat me 14 skuadra që të jeni edhe më të qetë pas fundit të këtij

sezoni?

Për mua nuk ka aspak rëndësi, por për mendimin tim do të jetë një gjë e mirë për disa skuadra që janë në Kategorinë e Parë, skuadra cilësore, që ia vlen të jenë në Superiore. Ekipe si Kastrioti, Pogradeci, Apolonia apo Besëlidhja,

të cilat janë skuadra të mira.

Por mund të shpëtojë edhe Vllaznia...

Për Vllazninë nuk është problem kjo pjesë. Ne qëndrojmë në Superiore. Mendoj që ndeshje pas ndeshjeje Vllaznia do të vazhdojë të luajë mirë dhe të marrë pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania