Panorama Sport (Albania)

“Të dënuar” për triumf, Dovedan pret super-Bylis

"Flamurtari nuk është i lehtë, të tilla skuadra bëjnë çudira"

- ERJON SALIU

Bylisi u ka dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen e sotme që do të luajë me Flamurtari­n në orën 14:00 në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit. Trajneri boshnjak, Veljko Dovedan, është shprehur optimist se skuadra e tij do të arrijë fitoren e parë për këtë vit në kampionat. Kujtojmë se Bylisi vjen pas katër barazimeve radhazi, ndërsa për herë të fundit ka fituar një ndeshje për llogari të kampionati­t më 22 dhjetor kundër Luftëtarit në Ballsh. "Ka ardhur momenti që të marrim fitoren e parë në kampionat për vitin 2020. Normalisht që e kemi merituar edhe më herët për ta bërë një gjë të tillë, për faktin se skuadra ka prodhuar lojë dhe krijuar shumë raste për të shënuar. Por, ne duhet që të mos e mendojmë se do e kemi të lehtë përballë Flamurtari­t, që është në fundin e tabelës. Bylisi i vlerëson njësoj të gjithë kundërshta­rët. Këtë e kam thënë dhe e them sërish, por ua kam bërë me dije lojtarëve sa herë kemi analiza", është shprehur fillimisht për gazetën trajneri i Bylisit.

I pyetur për situatën në pragndeshj­en me ku

SITUATA -

qezinjtë, trajneri i ballshiotë­ve ka konfirmuar se skuadra po kalon një formë mjaft të mirë. "Në Tiranë ndaj Partizanit bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse nuk e nisëm si duhet takimin. Por, loja erdhi në rritje. Bëmë futboll të bukur dhe morëm edhe frenat e lojës në dorë. Tashmë kam besim se do

të marrim tri pikët dhe këtu vjen edhe kthesa jonë. Bylisi ka cilësi dhe unë besoj shumë te ky grup lojtarësh. Por, veç kësaj, janë bërë edhe shumë afrime dhe unë jam i mendimit se të gjithë do të luajnë. Kush të ketë formën më të mirë, do ketë mundësinë të tregojë vlerat e veta".

Sipas trajnerit të Bylisit, skuadra duhet që të vijojë me të njëjtin ritëm, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. "Unë e thashë që kemi një grup të plotë dhe do të jemi më të kompletuar ndaj Flamurtari­t. Ndeshjet e radhës janë delikate, sepse ekipet bëjnë llogaritë e tyre. Ndaj, edhe ne duhet që të jemi shumë të kujdesshëm si në fushën tonë, ashtu edhe në transfertë. E them këtë, sepse me ato skuadra që nuk e mendon, ndodh çudia. Futbolli ka surprizat e veta, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm", përfundoi Dovedan.

KAMPIONATI -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania