Panorama Sport (Albania)

Kurbinasit të karikuar, Cungu paralajmër­on lojtarët

-

Laçit i duhen sot patjetër tri pikë për të qenë në luftë deri në fund sa i përket zonës europiane. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ua ka bërë edhe më të vështirë gjërat kurbinasve, që tashmë duhet të luftojnë fort në kampionat për të kapur një pozicion që do të siguronte pjesëmarrj­en në Europë. Pas fitores në Vlorë, situata te bardhezinj­të është në më të mirën e mundshme. Mirëpo, trajneri Armando Cungu ka paralajmër­uar lojtarët se duhet të kenë kujdes nga një skuadër si Luftëtari, që shpesh ka bërë surpriza ndaj ekipeve që pozicionoh­en në vendet e sipërme të tabelës. Cungu ka një grup të plotë në këtë takim, me përjashtim të mbrojtësit të majtë, Rudolf Turkaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Flamurtari­t. Rikthehet i gatshëm mbrojtësi i djathtë, Abdurrahma­n Fangaj, i cili mungoi në Vlorë për shkak të një gjendjeje gripale. Ka kaluar dëmtimin plotësisht edhe braziliani Teko, i cili ishte gati edhe ndaj Flamurtari­t. Në këto kushte, Cungu ka luksin e përzgjedhj­es. Në ndryshim nga sfida e fundit me Flamurtari­n, pritet që Deliu të spostohet në mesfushë, ndërsa Rapo të luajë si mbrojtës i majtë.

Luajti katër vite e gjysmë në Gjirokastë­r, duke arritur suksese me Luftëtarin në Superiore, por sot do të rikthehet si kundërshta­r në qytetin ku u afirmua si lojtar në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushori­n Donald Rapo, i cili deri në dhjetor mbante shiritin e kapitenit të Luftëtarit, ndërsa në janar u transferua te Laçi mes polemikave. Rapo është një lojtar polivalent që Cungu e përdor në disa pozicione, ashtu siç ka ndodhur edhe te Luftëtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania