Panorama Sport (Albania)

Superiore apo mbijetesë, zbulohen sot tri dilema

Mbyllet faza e dytë, çdo grup ndahet në 2 pjesë

-

Luhen sot 90 minutat e fundit të fazës së dytë dhe këtë herë nuk ka përgjysmim pikësh. Më pas grupet A dhe B ndahen në 2 pjesë, ku 4 skuadrat e para ndeshen me sistem vajtjeardh­je në fazën e tretë për Superioren dhe 6 të tjerat për qëndrimin në të Parën. Vetëm 5 skuadra e kanë siguruar 4shen e parë në të dyja grupet, Kastrioti dhe Besëlidhja në Grupin A dhe Apolonia, Pogradeci dhe Lushnja në Grupin B. Pas ndeshjeve të sotme do të zbulohen edhe tri skuadrat e fundit që do të jenë në katin e sipërm, ndaj dhe ndeshjet priten me interes, pasi ka luftë direkt dhe në distancë. Vendet e para të çdo grupi ngjiten direkt në Superiore, dy vendet e dyta luajnë një ndeshje shtesë mes tyre dhe më pas një tjetër takim me vendin e 8-të të Superiores në fushën e këtij të fundit. Mbijetesa

këtë sezon është më e vështirë, sepse 2 skuadrat e fundit të çdo grupi bien direkt, kurse vendet e 8-ta luajnë ndeshje shtesë me vendet e 2ta të Kategorisë së Dytë.

Grupi A – Kastrioti dhe Besëlidhja 6 pikë pas tij janë të

sigurt në 4-shen e parë. Korabi, Burreli dhe Erzeni luajnë për 2 vendet e tjera. Të tria luajnë jashtë fushe dhe kombinimet e rezultatev­e do të nxjerrin dy “fituesit”. I favorizuar është Korabi, të cilit i mjafton 1 pikë ndaj Kastriotit në FushëKrujë. Erzeni, aktualisht në vend të 5-të, ka më pak shanse.

Grupi B – Ka vetëm një vend bosh dhe në garë janë tri skuadra, Besa, Devolli dhe Oriku, që ndahen nga 1 pikë në renditje. Edhe këtu vendosin kombinimet e rezultatev­e, por llogaritë janë më të thjeshta. Besa luan në Bilisht dhe i duhet të fitojë për të ruajtur vendin e 4-t, por mund ta mbajë edhe me barazim nëse Oriku nuk fiton me Apoloninë kryesuese në fushën e vet. Apolonia, Pogradeci dhe Lushnja e kanë siguruar matematiki­sht 40-shen e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania