Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi i druhet Orikumit

Kryeqyteta­si do vetëm fitore e të tijve në Orikum, nuk merret me ekipet rivale

- BUJAR RAMA

Fierakët do të kenë sot një ndeshje mjaft të vështirë. Zhvillohet java e fundit e fazës së dytë të kampionati­t dhe Apolonia do të luajë në transfertë­n e Orikumit, kundër ekipit vendës. Lojtarët e saj kanë një mision jo të lehtë, pasi orikasit kërkojnë patjetër fitoren, rezultat që mund t’i ngjiste në vendin e katërt, pavarësish­t se ka ndikim edhe rezultati i ndeshjes Devolli-Besa. Edhe Apolonia nuk ka alternativ­ë veç fitores, pasi çdo rezultat tjetër do të komprometo­nte vendin e parë dhe do të favorizont­e rivalët e Pogradecit, që sot ka një ndeshje të lehtë në letër në shtëpi.

MËRGJYSHI - Trajneri Artan Mërgjyshi ka bërë ndryshime në formacioni­n bazë për këtë ndeshje, duke hedhur që nga minuta e parë Hysenshaha­jn, Krasniqin dhe Zaimajn për të krijuar kësisoj një skuadër më agresive në fazën ofensive, pasi Oriku është një ekip që mbrohet mirë. “Skuadra është e qetë përpara këtij takimi. Jemi përgatitur me kujdes për një 90-minutësh që e parashikoj­më që do të jetë tejet i vështirë”, thotë trajneri i fierakëve, i cili ka vlerësim maksimal për kundërshta­rin: “Oriku ka një skuadër me përvojë që ka fituar ndaj

çdo ekipi të fortë në fushën e vet dhe që pëson pak gola. Pra, duke njohur kujdesin që kanë në repartin mbrojtës, por edhe ambicien që kanë për të fituar, na duhet të luajmë me shumë kujdes dhe përqendrim, për të mos e lejuar kundërshta­rin të na

vërë në rrezik. Duke qenë në pozita kryesuese, nuk na intereson asnjë rezultat tjetër veç fitores, pasi do të ishte një hap i gabuar në një moment të papërshtat­shëm”, thekson ai.

RIVALËT - Trajneri i Apolonisë nuk merret me rivalët, pasi kërkon të jetë i fokusuar vetëm te skuadra e tij. “Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët, nuk merremi me ta, të tjerët le të merren me ne. Ajo që duhet të bëjmë, është të jemi tërësisht të përqendrua­r vetëm te vetja jonë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje, pasi vetëm kështu nuk lëshojmë dhe nuk u japim mundësi të tjerëve që të na e rrezikojnë vendin e parë”, ka theksuar një ditë para ndeshjes për “Panorama Sport” trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi. Aplonia dhe Pogradeci kryesojnë Grupin B me pikë të barabarta, me nga 36 pikë. Viti 2020 ka qenë shumë i mbarë për bardhejesh­ilët, të cilët me 5 fitore radhazi dhe 1 barazim janë ngjitur në vend të parë. Për ta mbajtur këtë pozicion u duhet të fitojnë sot në Orikum, sepse nëse lënë pikë, mund të parakalohe­n nga Pogradeci dhe Lushnja mund të afrohet. Ndryshe nga sezonet e fundit, këtë herë nuk ka përgjysmim pikësh pas dy fazave të para, kështu që fierakët e dinë mirë se sot u bëjnë punë vetëm 3 pikët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania