Panorama Sport (Albania)

“Pogradeci “Pogradeci e e mbyll mbyll i i pari” pari”

Liqenorët mund të shkëputen sot nga “markimi” i Apolonisë në krye të grupit

- ROMEO XINXIFI

Për javën e fundit të fazës së dytë Po gradeci pret Turbinën dhe objektivi është që pas kësaj ndeshjeje të jetë i vetëm në krye të Grupit B, ku momentalis­ht udhëheq bashkë me Apoloninë. Për të përfituar nga një hap i mundshëm i gabuar i fierakëve, liqenorët së pari duhet të sigurojnë tri pikët ndaj Turbinës, që vjen në një moment të mirë në këtë sfidë.

DRAMOLLI “Gardiani” i portës pogradecar­e, Kostandin Dramolli, e sheh kështu ndeshjen e sotme në “Gjorgji Kyçyku”, ku luhet pa tifozë: “Na mungon një fitore me Turbinën për të qenë të kompletuar. Natyrisht, kemi lënë ndonjë pikë, por janë pak në krahasim me ato që kemi fituar. Dua të them se do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. E gjithë vëmendja jonë është te ndeshja me Turbinën, se çfarë do të ndodhë me Apoloninë, nuk ka ndonjë interes të madh. Nëse rivalët hedhin hapa falsë, ne jemi gati të përfitojmë. Vendi i parë na jep më shumë moral, pastaj nuk ka shumë rëndësi, pasi do të ndeshemi me sistemin vajtjeardh­je me rivalët. Kemi shanset tona dhe gjithçka e kemi vetë në dorë. Nuk mund të gabojmë, për këtë ju siguroj. Në vitin 2020 kemi marrë pothuajse gjithë pikët, me përjashtim të një barazimi, por kemi bërë më mirë se gjithë të tjerët. Pogradeci është një ekip i fortë, me futbollist­ë me mjaft përvojë, të cilët e meritojnë një trofe në kategorinë ku bëjmë pjesë. Por për këtë ka kohë të flasim, rruga është e gjatë”, u shpreh Dramolli.

JAVA ANTI

Turbina ka kaluar në kushte të vështira atmosferik­e. Trajneri Abazaj ka bërë edhe një seancë teorike, ku ka analizuar kundërshta­rin. Drejtuesit dhe stafi teknik kanë bërë një inspektim të fushës së stadiumit, që është dukur në gjendje të mirë. Pogradecit i mungon Hidri i skualifiku­ar dhe vendin e tij do ta zërë Hysenllari, i cili zhvendoset nga qendra në të djathtë. Në sulm do të luajnë Alillari dhe Shyti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania