Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, Ndreu: Komodë me pikët, por nuk falim

Trajneri pret rikthimin te fitorja ndaj Korabit

- BUJAR BALLIU

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, thotë se skuadra e tij është komode me distancën e pikëve që ka me ndjekësin më të afërt. Sipas tij, barazimet me Burrelin dhe Erzenin kanë ardhur si pasojë e mungesave të shumta që krutanët kanë pasur në këto ndeshje dhe që do të vazhdojnë edhe sot ndaj Korabit. Gjithsesi, numri 1 i stolit krutan ka besim të plotë se vendi i parë i takon vetëm skuadrës së tij. “Kemi komoditeti­n e pikëve, edhe pse ndeshjet në vazhdim të kampionati­t janë të gjitha të vështira. Duhet ta pranojmë se kemi përfituar nga ndalesat e kundërshta­rëve tanë. Tani bëhen edhe më të forta ndeshjet, sepse të gjithë duan të marrin pikë dhe mendoj se ka edhe pak tension brenda. Megjithatë, kemi ditur t’i menaxhojmë mirë situatat. Sa për dy barazimet e fundit me Burrelin dhe Erzenin, mendoj se në këto ndeshje kemi pasur shumë mungesa që ndikojnë në lojën e skuadrës. Janë pesë titullarë stabël që nuk kanë luajtur, pra është gjysma e skuadrës. Është e vështirë t’i zëvendësos­h njëherësh kaq shumë lojtarë, pavarësish­t se ata që kanë luajtur kanë bërë maksimumin”, thotë fillimisht trajneri Ndreu.

KORABI – Më tej, një mendim për kundërshta­rin dhe sfidën e sotme: “Sa i takon ndeshjes me Korabin, them se jemi diçka më mirë se në takimet e tjera, sa u takon mungesave. Normalisht, lojtarët e humbin ritmin pas dëmtimeve, por kemi kohën e duhur për ta fituar atë ritëm. Jemi ne më afër fitores, pavarësish­t se kundërshta­ri është i fortë. Është shumë e rëndësishm­e që këto ndeshje t’i fitojmë dhe nëse ia dalim, kam besim absolut se do të ecim shumë mirë. Sa për rivalët, nuk është se u kushtoj shumë rëndësi, por ndonjë hap fals i tyre do na ngrinte moralin dhe do na jepte mundësinë që edhe të bënim ndonjë hap fals, edhe pse mendoj se i kemi “harxhuar”.

MUNGESAT - Për sfidën e sotme me Korabin krutanët do të kenë disa mungesa të rëndësishm­e, siç është kapiteni Emiliano Çela, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Do të jetë edhe mesfushori Xhulio Mehmeti, dëmtimi i të cilit ka rezultuar i një shkalle më të rëndë sesa mendohej dhe lojtari do të mungojë disa javë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania