Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Tirana nuk falin

Bardheblut­ë triumfuan ndaj Elbasanit, mikeve nuk u mjaftojnë 48 pikët e Enisa Qosjes

- Apolonia-Partizani Tirana-Elbasani

Basketboll­i i femrave hapi dje javën e 15të me dy ndeshje të vlefshme për kampionati­n kombëtar. Asnjë surprizë në këto sfida, ku Partizani dhe Tirana mundën respektivi­sht Apoloninë dhe Elbasanin.

Partizani ka fituar ndaj Apolonisë me rezultatin 5881 në një ditë mjaft të ftohtë në Vlorë. Një ndeshje me të dyja skuadrat që shfaqnin dëshirën për të fituar, por sigurisht me Partizanin që triumfon dhe falë grupit të lojtareve me më shumë cilësi në përbërje. Ndeshja startoi me koshin e parë të realizuar nga fieraket dhe e gjithë perioda e parë ishte tejet e luftuar, ku skuadrat u ndanë me 4 pikë diferencë, në favor të kryeqyteta­seve, të cilat fituan me rezultat 25:21. Perioda e dytë prodhoi më pak pikë ku Apolonia shënoi 11 të tilla kundrejt 20 të Partizanit. Kalimi i minutave përkthehet në lodhje te të dyja skuadrat, teksa perioda e tretë ul ritmin e lojës, por njëkohësis­ht dhe numrin e pikëve

ku 12 i shënoi Apolonia dhe 17 Partizani. Edhe në 10-minutëshin e fundit është Partizani që fiton 1419 për ta vulosur të gjithë sfidën me 23 pikë diferencë. Partizani vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë në këtë sezon, ndërsa një meritë e madhe shkon për trajneren Ledina Koçi. Kjo e fundit do ta komentonte kështu suksesin ndaj Apolonisë: "Ndeshjen e nisa disi ndryshe siç dhe ju e patë, u dhashë minuta edhe vajzave të reja. Dua të shoh gjendjen e lojtareve të mia, nuk dua 5 lojtare, por po punoj që të kem lojtare të gatshme për çdo ndeshje pavarësish­t kundërshta­rit. Takimin e kishim përgatitur shumë mirë, e prisja fitoren dhe mendoj se luajtëm shumë mirë", shprehet Koçi, e cila më pas komenton edhe takimin e javës së ardhshme ndaj Studentit: "Është një ndeshje e fortë, rivalizues­e, por ky Partizan luan vetëm për fitore".

Tirana arriti të merrte një sukses të rëndësishë­m për zonën "play off", teksa dje mundi Elbasanin në sallën "Farie Hoti" me rezultatin 97-84. Megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë për kryeqyteta­set, të cilave ju desh të djersitnin jo pak për këtë rezultat. Ishin miket ato që e filluan më mirë ndeshjen, të cilat triumfuan në periodën e parë 21-23. Pas pushimit, ekipi bardheblu reagon dhe futet më i vendosur në parket, duke e fituar periodën e dytë 28-21, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me 5 pikë avantazh (49-44). Në periodën e tretë skuadrat luajnë mjaft mirë në sulm, ndërsa është Tirana që fiton 29-27, ndërkohë kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë kryeqyteta­set udhëheqin 78-71. Edhe pse Elbasani përpiqet të reagojë, Tirana e menaxhon më së miri avantazhin duke e fituar këtë përballje. Klea Verri me 34 pikë ishte lojtarja më e mirë e Tiranës në këtë takim, gjithashtu shkëlqyen edhe Lugaj e Mehmeti, të cilat realizuan respektivi­sht 25 dhe 21 pikë. Ndërkohë, për t'u veçuar ishte fakti se asnjë pikë nuk u shënua nga stoli për Tiranën. Në kampin elbasanas edhe një herë tjetër tregohet e jashtëzako­nshme Enisa Qosja, e cila ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 48 pikë. Një lojtare që vazhdon të mahnitë javë pas jave me paraqitjet e saj në parket, ndonëse nuk luan në një prej ekipeve pretendent­e. Ndërsa një sfidë mjaft të mirë bëri edhe Zenuni (25 pikë).

A.Lleshaj/ E.Gabaj

 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Moment nga ndeshja Tirana-Elbasani
FOTO: F.Hazisllari Moment nga ndeshja Tirana-Elbasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania