Panorama Sport (Albania)

Matia Binoto, i alarmuar: Ferrarit i mungon shpejtësia

-

"Ky Ferrari nuk është mjaftueshë­m i shpejtë dhe nuk do të shkojmë në Australi për të luftuar për fitoren", është ky alarmi që lëshon Matia Binoto pas testeve të bëra në Barcelonë. Shefi i "kokëkuqes" duket mjaft i shqetësuar: "Deti tani meritojmë votën 6, ndoshta edhe diçka më pak. Në teste nuk kemi qenë të shpejtë aq sa duhej dhe në vijim duhet të kuptojmë arsyet. Për ne është shumë e rëndësishm­e që ta kuptojmë gjithnjë sa më mirë makinën, për të kërkuar përmirësim­in e saj. Gjithashtu edhe pilotët duhet të përshtaten me ndryshimet e bëra", shprehet 50-vjeçari. Të shumtë janë ata që mendojnë se kjo është një strategji e "fshehtë" e Ferrarit, por Matia Binoto e njeh më shumë se të gjithë vlerën e vërtetë të makinës SF1000 dhe nuk është aspak i kënaqur: "Jemi gati për t'i përballuar garat, por ne kemi shpejtësin­ë që dëshironim. Për këtë jam shumë i qartë. Sot për sot nuk jam i kënaqur me paraqitjen. Nuk jam optimist si një vit më parë", vijon prononcimi­n e tij Binoto, i cili më pas ndalet edhe te rivalët: "Nuk më intereson se çfarë thonë apo çfarë mendojnë. Nga ana ime e njoh mirë situatën dhe besoj se kjo më mjafton. Me këtë nuk dua të largoj presionin, përkundraz­i. Të jesh Ferrari, kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron, presioni rritet. Ndërsa se sa të aftë do të jemi, këtë do ta mësojmë në dy apo tri garat e para. Të tjerët kanë më shumë shpejtësi në pjesët e drejta të pistës", deklaron Binoto. Në fund shefi i Ferrarit komenton edhe situatën e Koronaviru­sit, që me sa duket nuk e vendos në dyshim Botërorin: "Për mbarëvajtj­et e garave jemi në kontakte me organizato­rët e shteteve ku do të zhvillohet kampionati. F1 po bisedon me autoritet australian­e. Është një situatë në zhvillim, por mendojmë se do të garohet normalisht në Çmimin e Madh të Australisë", përfundoi Binoto.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania