Panorama Sport (Albania)

Me Piolin një fazë më pas, ja si kanë ndryshuar kuqezinjtë

- VAZHDIMËSI VETËBESIM VUAJTJE

Pankina e Milanit nuk gjen paqe, prej gjashtë vitesh tashmë, që kur klubi shkarkonte Masimilian­o Alegrin. Kush e merr përsipër, përfundon në një ciklon që herët a vonë e flak tutje e këtu nuk bën përjashtim as Stefano Pioli që gjithsesi ka mbi vete të gjithë vëmendjen e lojtarëve të tij. Nëse nuk ia del të bëjë mrekullinë duke renditur ekipin mes katër të parave, edhe trajnerit aktual do të largohet e këtë e konfirmon fakti që një pjesë e drejtuesve kanë nisur të mendojnë për sezonin 2020-'21.

Nuk duket, por Pioli ka një fazë në krye të ekipit të cilin e mori pikërisht pas një Xhenoa-Milan, kur klubi largonte Xhampaolon e i bënte vend "Normalizue­sit", një nofkë që Pioli nuk e pëlqen. Vështirësi­të kanë qenë një konstante e punës së 54-vjeçarit, por duke filluar që nga ndeshja e parë e 2020-ës, Milani ka ndryshuar për mirë. Hijet dhe rëniet ndodhin, por, për shembull, ekipi i tij ka shifra pozitive siç janë 7 ndeshje të mbyllura pa u ndëshkuar apo vetëm një ndeshje pa gjetur rrugën e golit në 2020 kur edhe mesatarja e pikëve është rritur. Përmbysja me Interit apo barazimet si ai me Juven dhe Fioren janë rezultate që u rrinë ngushtë kuqezinjve, por falë edhe skemës skuadra ka gjetur njëfarë vazhdimësi­e.

Ibra rezultoi një vlerë e shtuar, por në këtë rast nuk ndikoi Pioli. Nëse duhet t'i njohim patjetër meritat, zotësia e trajnerit qëndron në ndërtimin e një skeme që i përshtatet suedezit. Kalimet nga 43-3 në 4-4-2 e më pas në 4-2-3-1 janë një mishërim ideal i sistemit të lojës me materialin njerëzor në dispozicio­n. Përmirësim­et në manovër dhe në vetëbesim sollën edhe shpërthimi­n e disa individëve. Nëse brumi i Hernandezi­t dallohej që në kohët e Xhampaolos, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Rebiçin e Kastijehon. Dy anësorët u rigjenerua­n dhe Pioli u ka dhënë kuptim brenda skuadrës. Fat i ngjashëm për Benaserin, Çalhanoglu­në që po përshtatet në detyra të tjera e për të riun Gabia që nesër mund të jetë rishtazi në fushë nga minuta e parë. Leao, Paketa dhe Bonaventur­a përbëjnë anën tjetër të medaljes. Dhjetëra miliona euro dhe një senator po dergjen në stol, teksa Suso e Piontek u postuan larg Milanos. Spanjolli e polaku mbeten lojtarë me nivel e largimi i tyre është një humbje për të gjithë klubin.

Milani ka bërë hapa përpara edhe në aspektin e karakterit. Pas humbjes kundër Atalantës 5-0, rreziku që ekipi të shpërbëhej ishte i madh, por kuqezinjtë reaguan e pas asaj disfate rreshtuan 5 fitore në gjashtë takimet pasardhëse. Edhe gjysmëfina­lja me Juventusin shërbeu për një injeksion vetëbesimi e sot Milani është një ekip që nuk ka frikë të përballet me një rival më të fortë. Edhe këtu ka një anë tjetër medalje e ajo qëndron në menaxhimin e pjesëve të dyta. Sidomos në 15 minutat e fundit të takimeve, një hark kohor në të cilin ekipi i Piolit nuk di të shfaqet cinik e shpesh sheh t'ia rrëmbejnë rezultatin. Trajneri e di se skuadra mund të mos jetë më e tij që nga sezoni i ardhshëm, por vijon punën për të prezantuar në maj një grup që shfaq më shumë dritë sesa hije. Nëse Milani është totalisht i ndryshëm (modul, lojtarë, ide loje) nga ai që mori një fazë më parë, dora e trajnerit ka dhënë efektet e saj, edhe pse ka qenë në qendër të ciklonit që prodhon pankina kuqezi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania