Panorama Sport (Albania)

Një ditë më parë: Saki nuk ishte i ndershëm

-

Një pjesë e intervistë­s së Marko Van Bastenit u publikua më herët. Në ekstraktin e fjalës së holandezit të një dite më parë, disa nga deklaratat nuk kaluan pa u ndierë. Më e forta ishte ajo për Arrigo Sakin, për të cilin “Mjellma e Utrehtit” nuk ushqen një simpati të jashtëzako­nshme. “Mes nesh nuk ka pasur kurrë simpati. Personalis­ht nuk më ka dhënë kurrë ndjesinë se ishte i ndershëm në raportet njerëzore. Kur nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si stërvitesh­im apo se si punonim, Arrigo u hakërrehej të rinjve e atyre që ishin më të dobët, por që në atë moment po vraponin në krye të grupit”, pranon 55-vjeçari. Pas gjashtë vitesh tek Ajaksi, Van Basten zbarkoi në Itali në verën e vitit 1987. Do t’i mjaftonin pak muaj për të treguar se sa vlente. Lidhur me 8 sezonet si lojtari i Milanit e 125 golat me fanellën kuqezi, ish-bomberi holandez deklaroi: “Në Milano ndihesha si në shtëpi. Kam jetuar një jetë atje, sepse aty linda si lojtar e si burrë. Te Milani u rrita e për fat të keq tifozët aty panë edhe fundin tim. Asokohe isha i bindur se asgjë nuk mund të më ndalte e se do të arrija të luaja deri në moshën 38-vjeçare. E kam pyetur veten qindra herë mbi arsyen se përse duhet të vuaja aq shumë, por nuk mora kurrë një përgjigje”. Në kujtimet e Van Basten ka edhe diçka të lidhur me një tjetër idhull kuqezi si Zlatan Ibrahimovi­ç. Teksa foli për suedezin, ai tregoi një episod lidhur me takimin e parë mes tyre. “Unë u ktheva tek Ajaksi si trajner dhe një djalë i ri më provokoi. ‘Ju jeni Van Basten, merrni topin dhe më tregoni çfarë dini të bëni’, më tha ai. Por, unë nuk mund të lëvizja më kyçin e këmbës. Kush ishte ai? E njohin të gjithë, emrin e ka Zlatan dhe mbiemrin Ibrahimovi­ç”, përfundoi Markon Van Basten.

 ??  ?? Marko van Basten, 55 vjeç, ish-sulmues i Milanit
Marko van Basten, 55 vjeç, ish-sulmues i Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania