Panorama Sport (Albania)

Interi peshkon Getafen, Zaneti: Duam trofeun

Roma-Sevija e LASK-Junajtid, çfarë duhet ditur për fazat e tjera

- Përgatiti: LEDIO NASE

Do të jetë një “mini betejë” Itali-Span jë në 1/8-at e Ligës së Europës. Shorti i Nionit, i zbuluar gjatë evenimenti­t të nisur pasditen e djeshme në orën 13:00, ndërkohë që duhet të luhej ende sfida mes Ajntrahtit dhe Salcburgut (e shtyrë për shkak të motit të rënduar) përcaktoi çiftet e fazës së radhës me eliminim direkt të kompeticio­nit të dytë europian për klube: Interi do të përballet kundër Getafes, ndërsa Roma kundër Sevijës. Në turnin paraardhës pati edhe shumë eliminime të papritura: për Arsenalin, Ajaksin, Benfikën dhe Porton, skuadra që përfshihen gjithmonë mes kandidatëv­e, turneu ka përfunduar përpara kohe.

ZANETI – Për mikrofonat e “Inter TV”, zv.presidenti i Interit, Havier Zaneti, komentoi rezultatin e “goglave” të Nionit. “Më e rëndësishm­ja ishte të kalonim turnin: dje (të enjten) skuadra zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, që na lejoi të arrijmë në këtë fazë. Getafe është një kundërshta­r i vështirë, do ta përgatisim më së miri siç bëjmë gjithmonë. Nuk ka precedentë, por duhet t’i respektojm­ë: ndodhen në vendin e pestë në La Liga, pësojmë pak gola, janë fizikë. Pra, nevojitet kujdes. Vajtja në shtëpi? Nuk duhet të mendojmë për këto, të dyja sfidat duhen përballur me përqendrim. Duam të arrijmë në fund të kompeticio­nit dhe këtë duhet ta dinë gjithë të tjerët”. Ish

kapiteni zikaltër ka folur edhe për Ludogorets­in: “Edhe ata që kanë luajtur më pak treguan se duan të jenë pjesë e skuadrës. Jemi një grup që po përgatitet për të gjitha sfidat që na presin, për këtë është e nevojshme që të gjithë të jenë në formë dhe në gatishmëri”.

RREGULLAT - Gjashtëmbë­dhjetë skuadrat akoma në garë janë Bazeli, Kopenhagen­i, Getafe, Interi, Basaksehir, LASK Linz, Bajer Leverkusen, Mançester Junajtid, Olimpiakos, Rejnxhërs, Roma, Sevija, Shahtjor Donjeckt, Volfsburg, Uolverhemp­ton

dhe Ajntrahti i Frankfurti­t. Nuk ishin të parashikua­ra limitime apo koka serie: nga kjo fazë e deri në përfundim të gjitha ekipet që do të mund të vazhdojnë rrugën drejt finales, edhe të së njëjtës kombësi, kanë shanse të përballen.

TË TJERA RRETH TURNEUT – Klubet që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve kanë marrë 2,92 milionë euro si premio nga UEFA. Për çdo ndeshje të turneut janë të parashikua­ra disa bonuse në bazë të paraqitjev­e: 570 mijë euro për një fitore dhe 190 mijë për barazimin. Të kualifikua­rit në fazën e 1/16-ave kanë marrë një premio shtesë prej 500 mijë eurosh; atyre që do të marrin pjesë këtë fazë u takojnë 1,1 milionë, ndërsa kushdo që kalon në çerekfinal­e, merr edhe 115 milionë. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 27 maj 2020 në “PGE Arena” të Danzicës, në Poloni.

 ??  ?? Havier Zaneti, 46 vjeç, zv.presidenti i Interit
Havier Zaneti, 46 vjeç, zv.presidenti i Interit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania