Panorama Sport (Albania)

Juve-Inter, e “zgjidhin” Ronaldo dhe Lukaku

Të pazëvendës­ueshëm për ekipet, belgu kërkon rekordet e rivalit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Derbi i Italisë, “akti II”: pas rezultatit 12 në “San Siro” tetorin e kaluar në favor të bardhezinj­ve, Juventusi dhe Interi janë gati të përballen në duelin e dytë sezonal. Një sfidë direkte që mund të vlejë shumë në optikën titull. Sarri dhe Konte do t’u besojnë padyshim dy goleadorëv­e: Kristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku, që këtë vit po shkëlqejnë në çdo statistikë.

GOALT NË SERINË A – Ronaldo vjen nga një moment i artë në kampionat, me 15 gola në 11 ndeshjet e tij të fundit. Deri tani ndodhet në kuotën 21 gola në 21 ndeshje në Serinë A, i dyti në klasifikim­in e golashënue­sve pas krahëve të Çiro Imobiles. 17 golat në 24 ndeshje kampionati, ndërkohë për sulmuesin belg, që ka pasur një impakt të madh mbi botën e Interit dhe futbollin italian.

PESHAT SPECIFIKE – 21 golat e Kristiano Ronaldos i kanë vlejtur 22 pikë Juventusit në Serinë A. Duke konsiderua­r faktin që skuadra e Sarrit ndodhet në krye të kampionati­t me 60 pikë, portugezi deri tani ka ndikuar në 36.6% të pikëve të fituara nga bardhezinj­të. Romelu në krahun tjetër i ka dhuruar Interit 16 nga 54 pikët e klasifikim­it, me një përqindje ndikimi prej 29.6%. Megjithatë, ky i fundit, ndryshe nga “homologu”, regjistron shifra për rekord jashtë shtëpisë: larg nga “San Siro” ka shënuar 12 gola në 11 transferta­t e para në Serinë A; asnjë lojtar tjetër nuk ia kishte arritur më përpara.

GOLAT SEZONALË – Deri tani Kristiano ka shënuar 25 gola në 31 ndeshje gjatë sezonit 2019-’20 (21 në Serinë A, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë), me një mesatare prej 0.8 golash për ndeshje. Lukaku, ndërkohë, ka realizuar 23 gola në 34 ndeshje (17 në Serinë A, 2 në Ligën e Kampioneve, 2 në Kupën e Italisë dhe 2 në Ligën e Europës) me një mesatare prej 0.67 për ndeshje.

DEBUTIMET NË KRAHASIM – Ronaldo e mbylli sezonin e tij të parë si bardhezi me 21 gola në kampionati­n italian. Lukakut do t’i mjaftonte të realizonte edhe 5 të tjerë nga këtu deri në fund të sezonit për të bërë më mirë se portugezi. Duke llogaritur të gjitha kompeticio­net, megjithatë, CR7 ka shënuar 28 gola në gjithë sezonin e tij të parë te “Zonja” dhe belgut në këtë rast do t’i mjaftonin 6 realizime për ta kaluar rivalin në këtë pikë.

SFIDA E 2018-ËS – Lukaku dhe Ronaldo u përballën edhe

sezonin e kaluar në një Mançester Junajtid-Juventus të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku bardhezinj­të fituan me rezultatin 1-0 në “Old Trafford” me gol të Dibalës. Më pas, në kthim, skuadra e Murinjos arriti të merrte hak, pavarësish­t golit të

CR7-ës. Lukaku nuk ishte pjesë e asaj ndeshjeje për shkak të një dëmtimi.

SHIFRAT ME JUNAJTIDIN – Të dy kanë një të kaluar të përbashkët te Junajtid: për Lukakun 96 prezenca dhe 42 gola, ndërsa Ronaldo ka shënuar 118 në 292 ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania