Panorama Sport (Albania)

Kur Stramaçoni “pushtoi” Juven: Fitore interizmi

-

“E krahasoj me derbin: një fitore e madhe e interizmit, për atë që janë në orbitën e Interit që nga sektori i të rinjve ishte më shumë se një fitore në fushë”. I intervistu­ar nga mediat italiane,Andrea Stramaçoni kujton fitoren historike 1-3 të zikaltërve (në 2012-ën) në “Allianz Stadium” të Torinos nën menaxhimin e tij: “Për mua ishte një kënaqësi e madhe, në atë ndeshje personalit­eti bëri diferencën, ishte një provë e madhe force. Në atë Inter luanin shumë kampionë dhe ky mendoj se në fund ka qenë sekreti: besimi se mund të triumfonim edhe kundër atij Juventusi. U nisëm me disa vështirësi atë sezon, por personalis­ht e konsideroj një eksperienc­ë të madhe”. SPALETI, KONTE, ALEGRI DHE SARRI - “Ishte një moment i ndërlikuar, po përfundont­e epoka e Moratit, që do të mbetet gjithmonë në histori”, vazhdon kujtimin Stramaçoni, sot 44 vjeç dhe pa punë nga momenti kur ndau rrugët me Esteghalin në kampionati­n iranian. “Ajo që bëri Interi me ‘tripletën’ në Itali askush nuk ka arritur ta barazojë, ajo fitore ishte një sinjal i fortë dhe tani Interi ka një tjetër rast të madh. Meritat e skuadrës së sotme duhen ndarë me Spaletin, i cili la një Inter të mësuar me Ligën e Kampioneve dhe kjo nuk duhet harruar. Konte dhe Marota së bashku me Auzilion kanë afruar cilësi dhe personazhe të mësuar me fitoret, më pas investimet kanë bërë pjesën tjetër. Konte është një nga trajnerët më të mirë italianë të të gjitha kohërave. Mendoj se gjatë viteve të fundit asnjëherë Interi nuk ka qenë pranë Juventusit ashtu si tani dhe Juvja në krahun tjetër nuk ka qenë kurrë kaq në vështirësi. Sarri? E admiroj, por është si një kuzhinier që ka nevojë për përbërësit e tij për të gatuar mrekullira. Atë që ka treguar tek Empoli e vazhdoi edhe te Napoli e pjesërisht te Çelsi: për tani rezultatet janë në krahun e tij. Humbja në Lion mund të shkaktojë në traumë ambientale. Vështirësi në lojë? Shembulli i parë ka qenë Konte: me skemën 4-2-4 gjente vështirësi, duke ndryshuar drejt 3-5-2 shndërroi Juventusin në një makinë lufte. Alegri u kritikua për ndryshimet, por gjithmonë ka garantuar rezultate”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania