Panorama Sport (Albania)

Konte, mbrojtja me “3 e gjysmë” ekzalton Eriksen

- FORMULA E SPALETIT TRI PROVA

Skema 3-5-2 ndoshta nuk do të jetë më “klasike” në ambientet e Interit. Antonio Konte frenon dhe flet për momente dhe situata të caktuara për ndryshimet, por në fakt i ka hapur rrugë një ndryshimi të mundshëm taktik. Dhe e ka bërë për të favorizuar përshtatje­n e njërit prej elementëve kryesorë të skuadrës, Kristian Eriksenit. Dëshmia? Mbrojtja e çuditshme me tre, thuajse “me tre e gjysmë”, me D’Ambrozion pak në krah e pak në qendër, që u pa të enjten kundër Ludogorets­it.

– Një “formulë” e re, e megjithatë jo e padëgjuar për zikaltrit, duke parë që i pari që e nxori në skenë ishte Luçiano Spaleti si rrugëdalje nga kriza e cila kishte goditur grupin në atë periudhë. Arsyet për Konten normalisht janë të tjera, por ideja në thelb nuk ndryshon: tre qendërmbro­jtës pranë njëri-tjetrit dhe një anësor që me raste avancon dhe me raste tërhiqet, sipas zhvillimit të aksionit. Kjo bën të “lirohet” Eriksen, i cili duke nisur nga krahu i majtë në modulin 4-4-2 ka mundësi t’i drejtohet qendrës në zonën prapa sulmuesve, në skemën që në disa momente ngjason me një 4-3-1-2. Një zgjidhje taktike që i bën të lumtur të gjithë sepse ekzalton gjithë fantazinë e danezit, i cili ka cilësitë e një numri 10, pa harruar megjithatë punët në fazën mbrojtëse aq të dashura për Konten.

— Eksperimen­tet e para të mbrojtjes “me tre e gjysmë” ishin parë në fund të ndeshjes Inter-Napoli pikërisht me aktivizimi­n e Eriksenit dhe në sfidën e vajtjes në Bullgari kundër Ludogorets­it me danezin në fushë nga 1’. Vështirë se në duelin-titull kundër Juventusit do të asistojmë eksperimen­tin. Konte nuk dëshiron të bëjë prova në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit dhe me shumë mundësi do ta përballojë me 3-5-2, megjithëse vazhdon të eksperimen­tojë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania