Panorama Sport (Albania)

Zidan bën “paqe” me Toni Krosin, kundër Barçës rikthehet titullar

Gjermani s'është më i paprekshëm, por Zizu do t'i besojë

-

Mungesa e Toni Krosit në ndeshjen kundër Mançester Sitit ishte një nga të panjohurat e mëdha të ndeshjes së Championsi­t. Gjermani nuk ishte në formacioni­n titullar dhe ky është vendim që Zidan e ka marrë vetëm një herë në sfidën kundër Bryzhit, sepse ajo sfidë nuk kishte vlerë. Për të gjetur një tjetër ndeshje ku Toni Kros ka qëndruar në stol në Ligën e Kampioneve, duhet të rikthehemi në vitin 2018, kundër PSG-së, kur trajneri Zidan vendosi që t'i besonte Kasemiros dhe Kovaçiçit në qendër dhe Vaskezit me Asension nga krahët. Të gjitha mendimet të çojnë në faktin se Zidan ndoshta ka dashur ta surprizojë Guardiolën, i cili do të kishte përgatitur ndonjë plan për të bllokuar Toni Krosin. Në fakt, ndodhi e kundërta, sepse në disa momente Reali e humbi kontrollin dhe nuk dinte çfarë të bënte kur kishte topin në këmbë. Tani, Toni Kros nuk është më i paprekshëm për trajnerin Zidan, sepse në disa ndeshje të tjera ka luajtur 45 minuta dhe disa herë ka qenë në stol.

Por në ndeshjen e së dielës kundër Barcelonës, mesfushori gjerman pritet që të dirigjojë formacioni­n e Zinedin Zidanit dhe do të rikthehet të luajë si titullar. Në këtë mënyrë pritet një lloj "paqeje" mes trajnerit dhe mesfushori­t. Kros pati një bisedë me Pep Guardiolën pas ndeshjes me Sitin dhe kjo gjë shkaktoi shumë polemika në Spanjë. Megjithatë, nuk dihet ende mënyra se si do të luajë Reali i Madridit, por trajneri francez ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicio­n me përjashtim të atyre të dëmtuarve si Hazard dhe Asensio. E vetmja mungesë është sulmuesi brazilian Rodrigo, i cili u ndëshkua me karton të kuq me të rinjtë dhe për rrjedhojë do të humbasë sfidën e ardhshme. "Basti" i Zidanit do të jetë sërish Vinicius Xhunior, i cili kundër Sitit zhvilloi një ndeshje fantastike dhe ishte gjithmonë problem për mbrojtësit e skuadrës angleze.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania