Panorama Sport (Albania)

Kriza te Reali, në qiellin e Madridit shfaqen... fantazma

Me Barcelonën është një sfidë jetë a vdekje

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Enjëjta histori si në vitin e kaluar. Reali i Zidanit vjet ishte i fortë në aspektin mbrojtës dhe mori rezultate pozitive përmes lojës dhe optimizmit. Aq shumë, sa fjala "tripletë" filloi të shfaqej sërish në Madrid, në momentin kur Zinedin Zidan u kthye me fitoren e Superkupës së Europës. Por fantazmat që u shfaqën mbi Madrid sezonin e kaluar duket se kanë nisur të shfaqen sërish. Pak a shumë në të njëjtin moment ato kanë trokitur sërish në shtëpinë madrilene. Skuadra e fortë e rindërtuar nga Zinedin Zidan humbi në 6 shkurt. Kundër Sociedadit pësoi një humbje befasuese 34 në Kupën e Mbretit. Por kjo humbje u përtyp me faktin se trajneri kishte bërë shumë rrotacion për këtë ndeshje dhe donte të shkonte deri në fundin e këtij kompeticio­ni duke përdorur lojtarët e stolit. "Galaktikët" u munduan që të ndryshonin fatin e kësaj sfide në fundin e saj, por pa sukses. E vetmja gjë për të "buzëqeshur" ishte eliminimi i Realit të Madridit në të njëjtin ditë kundër Bilbaos. Pas eliminimit nga çerekfinal­et e Kupës, skuadra e Zidanit po shihte me sytë e saj zbehjen e diferencës së pikëve mes tyre dhe katalanasv­e. Në vitin 2020 kishin grumbullua­r 15 pikë radhazi, ndërsa në 6 ndeshjet e fundit kanë lënë 5 pikë. Kaq mjaftoi që të humbnin kreun e klasifikim­it në La Liga, diçka që nuk e kishin nga viti 2017.

Barazimi kundër Selta Vigos në Madrid dhe humbja në fushën e Levantes e kanë ndryshuar situatën në mënyrë radikale përpara "El Clasico"s. Në "Bernabeu" do të vijë Barcelona si kryesuese, diçka që përpara disa ditëve dukej e pamundur. Përveç humbjes së kryesimit dhe diferencës me Barcelonën, ajo që shqetëson më shumë kampin madrilen është ndjeshmëri­a. E ndiejnë që nuk është momenti i duhur për të luajtur një ndeshje kaq shumë të vështirë, sidomos edhe pas humbjes me Mançester Sitin.

"Bernabeu" - Barcelona vjen

në Madrid në momentin kur stadiumi "Bernabeu" nuk është më një fortesë për Realin. Nuk është fusha e pamundur për të marrë rezultat pozitiv dhe për më tepër katalanasi­t kanë qenë shumë komodë aty duke marrë rezultate pozitive. Ajo që duhet të ishte një avantazh

për skuadrën e Zidanit, është shndërruar në një pikë të dobët dhe në një problem. Është e vërtetë që Reali nuk ka humbur asnjë ndeshje të kampionati­t në La Liga, por ka lënë 8 pikë. Në "Camp Nou" ndodh e kundërta, sepse Barcelona është solide dhe ka

marrë 37 pikë nga 39. Avantazhi i Realit është fakti që Barcelona në transfertë është e dobët dhe nga 36 pikë ka marrë vetëm gjysmat. Në Madrid mund të ndodhë gjithçka, por Reali ka frikë se ndoshta largohet nga kjo ndeshje i plagosur për... "vdekje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania