Panorama Sport (Albania)

Real-Barcelona, sekretet e sfidës që mahnit botën

-

* Pako Gento është lojtari që ka fituar më shumë ndeshje "El Clasico" (21 të tilla) dhe Leo Mesi bashkë me Serxho Busketsin kanë si objektiv që t'i afrohen. Dy të fundit kanë nga 19 fitore.

* Leo Mesi ka luajtur 42 ndeshje kundër Realit të Madridit dhe bilanci është pozitiv. Ai ka fituar 19 ndeshje, 12 i ka humbur dhe 11 të tjera kanë përfunduar në barazim. * Kurrë më parë në historinë e këtyre dy skuadrave nuk ka pasur 2 barazime 0-0 në të njëjtin sezon. Ndeshja e parë përfundoi 0-0 në "Camp Nou" dhe kjo do të thotë se këtë herë janë të sigurt golat... Por ka gjithmonë një herë të parë.

* Barcelona është skuadra e vetme në historinë e La Ligës që ka arritur ta mposhtë Realin e Madridit 4 herë radhazi në shtëpinë e tij. Që nga sezoni 2015-2016, Luis Enrike fitoi 23 dhe 0-4, pastaj traditën e vazhdoi Valverde me 2 fitore të tjera (0-3 dhe 0-1). Kike Setien kërkon që të debutojë me triumf në "El Clasico".

* Kapiteni i Realit të Madridit, Serxho Ramos do të luajë "El Clasicon" e 43 në karrierën e tij duke u bërë lojtari madrilen me më shumë ndeshje kundër Barcelonës. Edhe Mesi do t'i bashkohet kapitenit të Realit në këtë rekord. * Katalanasi­t nuk kanë pësuar gol në Madrid prej 321 minutash të luajtura. Goli i fundit që Reali ka shënuar kundër Barcelonës është në vitin 2017 kur Karim Benzema çoi shifrat në 2-0 në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.

* Udo Shtinberg është autori i parë i një goli në historinë e "El Clasico"-s dhe ai ka qenë në favor të Barcelonës. Bëhet fjalë për një kompeticio­n në vitin 1902.

* Katalanasi­t kanë dy pikë më shumë sesa Reali i Madridit në renditjen e kampionati­t spanjoll, të cilën e krijuan në javën e fundit kur Reali u mposht nga Levante dhe skuadra e Setienit fitoi 5-0 kundër Eibarit.

* Lionel Mesi është golashënue­si më i mirë i historisë së përballjev­e mes Realit dhe Barcelonës. Kapiteni i katalanasv­e ka arritur të shënojë 26 gola, ndërkohë që të tjerët si Alfredo Di Stefano dhe Kristiano Ronaldo janë ndalur në 16 gola. Argjentina­si është lojtari që ka tronditur më shumë herë rrjetën në Madrid.

* Nga 242 ndeshjet që kanë luajtur mes tyre sy skuadrat, janë shënuar 798 gola duke pasur një mesatare 3.3 gola për ndeshje. Reali i Madridit ka shënuar 402 gola në klasike, ndërsa katalanasi­t "vetëm" 396. Të dyja ekipet kanë arritur të fitojnë edhe me goleada (më shumë sesa 5 gola). Ekipi i Realit ka arritur të shënojë më shumë se 5 gola në 9 ndeshje, ndërsa Barcelona ka fituar 11 herë me goleadë. Një ndeshje e tillë premton gjithmonë spektakël dhe të gjithë sytë e botës do të drejtohen nga stadiumi "Santiago Bernabeu".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania