Panorama Sport (Albania)

Mesi ndez motorët, më shumë gola i ka shënuar në Madrid

Kapiteni i Barcelonës ka fat në stadiumin "Bernabeu"

-

Leo Mesi është arma më e fortë e Barcelonës dhe kërcënimi më i madh për Realin e Madridit në ndeshjen e nesërme në "Santiago Bernabeu". Numri 10 i katalanasv­e vjen në këtë ndeshje pasi shënoi 4 herë në javën e fundit të kampionati­t në fitoren 5-0 kundër Eibarit. Në këtë mënyrë ai siguroi vendin e golashënue­sit të kampionati­t me 18 gola duke lënë pas Karim Benzemanë. Ecuria fantastike e Mesit nuk është lajm, por fakti që vjen Reali i Madridit dhe për më tepër kur luhet në "Bernabeu". Kapiteni i Barcelonës është përballur 42 herë me skuadrën madrilene dhe ka arritur t'i shënojë 26 gola. Diçka pozitive

për katalanasi­t dhe negative për madrilenët është fakti që Leo jep më të mirën e tij në fushën e Realit dhe jo në "Camp Nou". Në "Bernabeu" ka arritur të shënojë 15 gola dhe në stadiumin e tij 11 gola. Vetë Leo e ka treguar sekretin në një intervistë duke thënë pse shënon më shumë gola në Madrid.

"Kur luajmë në 'Bernabeu', kemi më shumë hapësira dhe krijojmë raste. Reali na sulmon më shumë sepse ka detyrimin meqë është skuadra pritëse dhe njerëzit e detyrojnë që të shtyjë në sulm. Në 'Camp Nou' vijnë me një tjetër strategji dhe qëndrojnë në mbrojtje për të luajtur me kundërsulm. Kjo

është arsyeja pse kam shënuar më shumë në Madrid", ka thënë Mesi. Por ai ka dy ndeshje që nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në stadiumin kundërshta­r dhe tani kërkon që ta prishë mallkimin e këtyre dy sfidave. Leo dëshiron që të udhëheqë formacioni­n e Kike Setienit drejt një tjetër triumfi, i cili do të jetë i rëndësishë­m për fatet e sezonit në kampionati­n spanjoll dhe do të shërbejë për të thelluar diferencën e pikëve. Zidan është përgatitur maksimalis­ht që të mos gabojë këtë herë kundër Barcelonës, edhe pse misioni për ta ndalur është jo i lehtë. Momenti që po kalon ekipi i tij nuk është pozitiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania