Panorama Sport (Albania)

Spiunoi Realin dhe “fjeti” me Pepin, ja plani i Setienit

Ishte në një hotel me Guardiolën, bërtet në stërvitje

- GENTJAN ALINANI

Mes 75.615 spekta torëve të pran ishëm të mërkurën në shkallët e stadiumit "Santiago Bernabeu" për ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit ishin dy "spiunë". Bëhet fjalë për Kike Setienin dhe ndihmësin e tij te Barcelona, Eder Sarabia. Trajneri i Barcelonës kishte zënë vend në tribunën e stadiumit, duke mbajtur shënim të gjitha lëvizjet e lojtarëve të Zinedin Zidanit, të cilët do të jenë rivali i tij ditën e nesërme në La Liga. Kike Setien nisi të vëzhgonte mënyrën se si Mançester Siti dhe trajneri i tij i preferuar, Pep Guardiola, ia doli që të nxirrte nga shinat skuadrën e Realit në minutat e fundit të ndeshjes duke përmbysur rezultatin. Ia doli duke sulmuar nga krahu i majtë i sulmit. Setien vëzhgoi nga afër rrezikun që përhap Vinicius Xhunior sa herë ka topin dhe lëvizjet e mesfushorë­ve të Realit të Madridit, të cilët bëjnë presing dhe e detyrojnë skuadrën që të humbasë topin në zona të rrezikshme të fushës.

TAKIM ME PEPIN

Por Kike Setien nuk u mjaftua vetëm me vëzhgimin e lojës nga tribuna e "Bernabeut". Ai bashkë me trajnerin e dytë të Barcelonës vendosën që të akomodohes­hin në hotelin ku qëndroi Mançester Siti dhe në orët e vona pas ndeshjes për

fitoi që ta takonte nga afër Guardiolën, i cili është gjithashtu miku i tij. Setien e vlerësoi Pepin për mënyrën se si e kishte përgatitur këtë ndeshje dhe si e theu Zinedin Zidanin. Të dy kaluan shumë orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe Guardiola i

dha këshilla Setienit. Ky i fundit i pranoi me kënaqësi dhe tani kërkon që t'i vërë në zbatim në fushën e lojës kundër madrilenëv­e.

STËRVITJA

Ditën e djeshme, Kike Setien ishte më shumë se kurrë protagonis­t në stërvitjen

e Barcelonës. Kërkoi që lojtarët t'i zbatonin me përpikmëri dhe të ishin të saktë në gjithçka që bënin në këto seanca, sepse do të shërbenin edhe për strategjin­ë e ndeshjes. Trajneri e di shumë mirë që ka një shans të artë për të "vrarë" kampionati­n nëse mund Realin e Madridit dhe të shtojë besimin në radhët e skuadrës së tij. Pas takimit me Guardiolën, numri një i katalanasv­e ka krijuar disa koncepte për t'ia përçuar skuadrës së tij. "Dua që ta zotërojmë topin", bërtiti trajneri

në disa raste gjatë ndeshjes stërvitore. Ai kërkon nga ekipi që të kontrolloj­ë sa më shumë topin, në mënyrë që t'i limitojë sa më shumë. "Duhet t'i bëjmë të vrapojnë pas topit", i këshillont­e trajneri Setien lojtarët e Barcelonës. Këta të fundit u befasuan në fundin e seancës stërvitore dhe thanë se ka qenë përgatitja më intensive që nga koha kur Setien ka marrë drejtimin e skuadrës. Shihet qartazi se zotërimi i topit do të jetë një nga armët kryesore të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

 ??  ?? Kike Setien në tribunën e stadiumit 'Bernabeu'
Kike Setien në tribunën e stadiumit 'Bernabeu'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania