Panorama Sport (Albania)

Kontrata, Flik: Rumenige më dha vetëm stilolapsi­n

“S’po mendoj ende për rinovimin, me Hofenhaimi­n dua 3 pikë”

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp para ndeshjes së sotme ndaj Hofenhamit. Gjermani deklaroi se skuadra e tij do të japë maksimumin edhe pse është e kushtëzuar nga disa mungesa të rëndësishm­e.

Si është gjendja e skuadrës?

Kemi mungesën e dy lojtarëve kryesorë si Levandovsk­i dhe Koman. Kingslei mund të mungojë rreth pesë ditë, ndërsa për Levën kemi marrë masa më herët pasi e dimë se për sa kohë do të qëndrojnë jashtë. Pjesa tjetër është stërvitur edhe ndihet mirë.

Çfarë masash keni marrë për sulmin?

Kam disa ide në mendje. Gnabri është një mundësi, Myler gjithashtu. Por nuk përjashtoh­et edhe Zirkze, ai ka treguar se mund të luajë pa problem aty dhe të shënojë. Të shohim ç’do të ndodhë deri ditën e nesërme (sot).

Është rritur presioni mbi ju?

Jo, përkundraz­i, është rritur entuziazmi. Skuadra e di se çfarë duhet të bëjë. Edhe pse një gabim i vogël mund të na kushtojë objektivat që kemi. Por këta djem kanë fituar edhe më parë dhe e dinë se sa i rëndësishë­m është ky moment.

Rumeni ju ofroi çekun e bardhë, e firmosët?

Për momentin më ka dhënë vetëm stilolapsi­n. Pjesa tjetër do të vijë në fund të sezonit. Tani ka punë më të rëndësishm­e për të bërë se sa të mendoj për rinovimin. Jemi ende në garë në të tria kompeticio­net, është e rëndësishm­e të ruajmë përqendrim­in.

Është koha të shohim Kutinjon në fushë?

Po, ai do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Takimi me Hofenhaimi­n do të jetë një mundësi e mirë për të që të dalë nga kjo situatë. Ai stërvitet mirë dhe të gjithë e shohim çfarë potenciali ka. Por ndonjëherë gjërat në fushën e lojës janë ndryshe nga ato në stërvitje. Shpresoj që ai të tregojë se sa vlen.

Boateng po tregon se është ende i rëndësishë­m për skuadrën, si arritët ta transformo­nit?

Jam shumë i lumtur për të. Ai po gëzon një formë të mirë dhe për këtë ka merita vetëm ai. Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Zherom. Në fillim të sezonit atij iu dha besimi nga ish-trajneri Niko Kovaç i cili i besoi atij. Të njëjtën gjë bëra dhe unë.

Martinez duket se është

gati të rikthehet, sa i rëndësishë­m është ai për ju?

Havi është një lojtar i cili mund të luajë në disa pozicione. Këtë javë që shkoi ai kreu disa seanca stërvitore me skuadrën, shpresoj të jetë në formë në javët e ardhshme pasi mund të jetë një armë plus për ne.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania