Panorama Sport (Albania)

Lufta për titull, ja pse është java e Bajernit

-

Kampionati gjerman ka hyrë në një fazë interesant­e me tri skuadra në kërkim për të fituar trofeun në muajin maj. Për momentin, ata që kryesojnë janë bavarezët me 1 pikë më shumë se Lajpcig dhe 4 pikë nga Dortmundi. Kjo javë do t’i vërë skuadrat përballë ekipeve nën nivelin e tyre. Më të favorizuar duken bavarezët, të cilët do të udhëtojnë në Hofenhaim. BAJERNI

Skuadra e Hansi Flik vjen pas fitores së thellë në Champions me Çelsin dhe pritet që edhe në këtë takim të mos zhgënjejë, edhe pse nuk do të ketë me vete disa lojtarë të rëndësishë­m. Koman dhe Levandovsk­i nuk janë grumbullua­r për shkak të problemeve shëndetëso­re. Polaku do të qëndrojë jashtë për gati 1 muaj. Një rast fitoreje do të thoshte një hap i sigurt drejt titullit. LAJPCIG

Skuadra e “Red Bull” shpreson në një rezultat pozitiv ndaj Leverkusen­it që në ndeshje të tilla nuk gabon lehtësisht. Mjafton të shohësh ndeshjen ndaj Dortmundit për të kuptuar se sfida e së dielës do të jetë e vështirë për djemtë e Julian Nagelsman. Fakti që do të luajnë një ditë pas kryesuesve, mund të jetë diçka pozitive për ta, vetëm nëse Bajerni nuk do të merrte pikët maksimale në Hofenhaim. DORTMUND

Borusia mundi me rezultatin 20 në transfertë skuadrën e Verder Bremenit duke u konfirmuar si forca e tretë e kampionati­t. Ardhja e Emre Xhan dhe Erling Haland në janar, i ka dhënë një fytyrë tjetër skuadrës verdhezi që ka nisur vrullshëm fazën e dytë. Edhe pse vuan ende mungesën e kapitenit Marko Rojs, trajneri Favre ka ditur të ruajë ekuilibrat në skuadër. Ndeshja ndaj PSG-së tregoi se Borusia mund të luajë edhe ndeshje të mira edhe përballë skuadrave të mëdha. Sfida me Bajernin pas katër javësh pritet të jetë edhe testi i parë i vërtetë për Dortmundin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania