Panorama Sport (Albania)

CR7: E përmbysim Lionin, Juve-Inter si Real-Barça

“Jam shumë i revoltuar, gati për rekordin e golave”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mes katrahurës së vënë në skenë në Francë, kundër Lionit dhe ndeshjes së çuditshme që presin të luajnë pa tifozë kundër Interit, Kristiano Ronaldo vendos të vërë fytyrën për të mbrojtur nderin e Juventusit dhe për të ngritur moralin e tifozëve bardhezi. Madje, fjalët që portugezi lëshon në prag të duelit për titull, në një intervistë për “Sky Sport”, janë balsam për veshët e çdo juventini, ndonëse nuk ngurron edhe një sinjal të qartë për trajnerin Mauricio Sarri.

Kristiano, sa e vështirë ishte humbja me Lionin?

Këto janë gjëra që mund të ndodhin... Sigurisht, nuk jemi aspak të lumtur, madje jemi shumë të nervozuar. Unë mund të them se jam i tërbuar, por fakt është se në Champions të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira, ndonëse kemi ende takimin e kthimit për të luajtur.

Mendoni se disfata në Francë e ka futur në depresion ambientin juventin?

E thashë, nuk jemi të lumtur, por në të njëjtën kohë jemi të bindur se do të korrigjojm­ë çdo gjë në kthim dhe do të kualifikoh­emi. Për momentin prioritet është ndeshja e radhës në kampionat, por unë jam gati t’ua premtoj tifozëve...

Çfarë?

Shpresojmë të luajmë në shtëpi me tifozë kundër Lionit (qesh)... Dhe në të tilla situata gjithçka mund të ndodhë. Personalis­ht pres me padurim dhe jam i bindur se do të avancojmë në Champions. Unë ndihem shumë i bindur, ndaj tifozët të qëndrojnë të qetë.

Nuk ekziston asnjë gramë frike se mund të eliminohen­i në Champions pra?

Jo, asnjë gramë. Jemi të relaksuar dhe përqendrua­r për sfidën e radhës, ndonëse konfirmoj se Champions-i është kompeticio­ni më i vështirë që ekziston në botën e futbollit.

Shumë e rëndësishm­e ishte me Lionin, por edhe më e rëndësishm­e do të jetë me Interin. Fakti që luani pa tifozë, sa do të ndikojë në fushën e lojës?

Jemi të trishtuar që nuk do të jenë të pranishëm tifozët tanë dhe sigurisht që një ndeshje e këtyre niveleve është e çuditshme që të luhet me dyer të mbyllura. Por jam dakord me faktin që shëndeti është gjëja kryesore dhe duhet të gjithë ta respektojm­ë. Ndërsa për sa i përket takimit, të

jeni të bindur që do të jetë një ndeshje madhështor­e. Juventus-Inter është e të njëjtit nivel me Barcelona-Real Madrid dhe për më tepër, të dyja këto duele do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Të sfidosh skuadra si Interi, Milani dhe Lacio është gjithmonë

bukur, nga ato ndeshje që ëndërron dhe punon për t’u bërë futbollist. Të dielën do të kemi përballë jo vetëm një skuadër të madhe, por edhe një trajner të madh, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

Kristiano, pse Juventusi ka shfaqur gjithë këto vështirësi së fundmi. Sarri, pas humbjes me Lionin, tha se skuadra e lëviz topin me 200 kilometra në orë në stërvitje, ndërsa të njëjtën gjë nuk arrin ta bëjë edhe në fushën e lojës. Pse?

Nuk është e thënë që të zbatosh në fushë gjithmonë ato që provon në stërvitje. Por unë kurrsesi nuk pranoj që të flas për panik apo për një moment dramatik. Ky është futbolli dhe herë fiton e herë humbet. E rëndësishm­e është që hap pas hapi të përmirësoh­emi si skuadër dhe të shohim drejt ndeshjes së ardhshme me siguri.

Është i gjithë grupi i futbollist­ëve në të njëjtën linjë me Sarrin?

Sigurisht që po. I respektojm­ë në maksimum idetë e trajnerit tonë dhe detyra jonë është që të vazhdojmë të stërvitemi, të rikthehemi te fitorja dhe të përgatitem­i sa më mirë për çdo ndeshje të radhës që na pret deri në fund.

Shpeshherë ju kemi parë që as ju nuk jeni shumë i lumtur në fushë për lojën që skuadra bën. Madje, shpesh kërkoni edhe gjëra që duket se nuk bëhen siç i prisni. Sa ndikon fjala juaj prej lideri në grup?

Unë di të them se shokët e mi të skuadrës kanë të njëjtat përgjegjës­i sa unë në fushën e lojës, sepse duhet të bëjmë të njëjtën punë, duam që të luajmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe të japim gjithmonë më të mirën për skuadrën. Ndoshta, ndonjëherë unë ndiej pak më shumë presion mbi shpatulla sesa ata meqë quhem Kristiano dhe tifozët presin edhe më shumë nga unë. Por jam i përgatitur, jam gjithmonë i përqendrua­r dhe gati për t’u ringritur.

Mos ndoshta keni nisur që të nervozohen­i pasi Juvja nuk po luan siç do donit?

Unë dhe shokët e mi të Juventusit

jemi të sigurt se ky i yni do të jetë një sezon madhështor. Nuk jam aspak i nervozuar apo në një moment kritik. Madje, ju garantoj se gjërat më të mira dhe më të bukura të Ronaldos dhe Juventusit duhet ende të vijnë.

Çfarë mund të bëni më shumë pas 11 ndeshjesh radhazi me gol... E di që nëse i realizoni Interit do të vendosnit një rekord absolut në Itali?

Gol në 12 ndeshje radhazi do të ishte një primat shumë i bukur, por sinqerisht nuk më shqetëson shumë ky fakt dhe nuk është ky rekord objektivi im. Madje, kam aq shumë rekorde në karrierë, sa një më tepër apo një më pak nuk do të bënte diferencë. Nëse do ia arrij mirë, do jem i lumtur, nëse përkon edhe me fitoren ndaj Interit. Por e ritheksoj, nuk është prioriteti im.

Kundër Interit do të thyeni murin e 1000 ndeshjeve mes profesioni­stëve. Dhe sa të tjera ka në program Ronaldo për të luajtur?

Është një arritje e bukur, pasi 1000 ndeshje do të thonë se dedikimi që i kam kushtuar karrierës sime, puna e vështirë që kam bërë çdo ditë dhe talenti i kultivuar dhe i përmirësua­r më janë shpërblyer. Më besoni, nuk është e thjeshtë që të prekësh 1000 ndeshje brenda moshës 35vjeçare, por pikërisht për këtë arsye jam shumë i lumtur dhe personalis­ht shpresoj që të luaj të paktën edhe 100 të tjera.

Jeni ende i lumtur te Juventusi?

Jam më shumë se i lumtur, pasi luaj në klubin më të rëndësishë­m dhe më të madh në Itali, së bashku me futbollist­ët më të rëndësishë­m të Serisë A. Sezonin e kaluar fituam disa trofe dhe këtë vit shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë, madje të bëjmë edhe më mirë se sezonin e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania