Panorama Sport (Albania)

Klop urdhëron: Ta bombardojm­ë portën e Atletikos

"Të mos biem pre e provokimev­e të spanjollëv­e, gati të luajmë me dyer të mbyllura"

-

‘ Të gjithë e dinë se ka gjëra më të rëndë sishme sesa futbolli. Duhet gjetur një zgjidhje. Nuk e di nëse të luash me dyer të mbyllura mund të ndihmojë. Problemi është se nëse nuk je në stadium, je në një bar. Duhet të kemi respekt, kemi familje dhe do të pranojmë çdo vendim". Në vigjilje të ndeshjes së kthimit të 1/ 8-ave të Champions-it kundër Atletikos, trajneri i "Reds"-ave, Jyrgen Klop, flet edhe për emergjencë­n e Koronaviru­sit: "Ne jemi pjesë e shoqërisë, kemi një familje në shtëpi. Kështu futbolli nuk është më një lojë. Nesër (sot) duhet të luajmë, por shpresojmë që të vendoset sa më shpejtë se çfarë duhet bërë".

PËRMBYSJA

Kampionët e Europës duhet të përmbysin disavantaz­hin 1-0 të ndeshjes së parë në "Wanda Metropolit­ano", ku tri javë më parë ata nuk bënë asnjë goditje në kuadrat. Tekniku gjerman e di mirë se nëse duan të avancojnë në çerekfinal­e, atëherë duhet një tjetër paraqitje nga ndeshja e vajtjes. "Pres më shumë goditje në portë. U duk sikur nuk patëm shanse atje, por ne luajtëm kundër Atletikos së Madridit, një prej skuadrave më të mira në botë në mbrojtje. Të kishim ruajtur rezultatin 0-0 do të kishte qenë sigurisht një rezultat më i mirë, por ata nuk dorëzohen kurrë. Fatmirësis­ht është luajtur vetëm pjesa e parë e një ndeshjeje që zgjat 180 minuta. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje për tre javë".

KUNDËRSHTA­RI

Atletiko e Madridit ishte pa Zhoao Feliksin në ndeshjen e parë mes skuadrave dhe Klop pret përfshirje­n e talentit portugez në ndeshjen e sotme. Pavarësish­t formës së tij jo të spikatur në kampionat, tekniku i Liverpulit i thur elozhe sulmuesit të ri: "Mbrojtja e Atletikos do të jetë e njëjta. Zhoao Feliks është i pabesueshë­m, Morata është në dyshim, kështu që Feliks do të luajë pas një periudhe ku ka munguar. Zhoao është shumë inteligjen­t dhe ne do të jemi të përgatitur për të. Ata janë një skuadër me eksperienc­ë, por jo shumë prej lojtarëve të tyre kanë luajtur në 'Anfield' dhe ne duam ta shfrytëzoj­më këtë". Klop konfirmoi se do të ketë të gatshëm kapitenin Xhordan Henderson, por portieri Alison do të mungojë, ndërsa nuk harroi të paralajmër­onte lojtarët e tij që të bëjnë kujdes ndaj lojërave të pista të kundërshta­rit. Në ndeshjen e parë, spanjollët i bënë presion arbitrit Marciniak që të ndëshkonin me karton të kuq Manenë dhe Klop u kërkon futbollist­ëve që të ruajnë gjakftohtë­sinë ndaj provokimev­e të rivalëve: "Kemi folur për këtë pjesë dhe do ta bëjmë përsëri. Jam i sigurt 100% se lojtarët tanë më të mirë do të qëndrojnë në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Ne jemi në disavantaz­h 1-0 dhe me 10 vetë ke më pak shanse për të luftuar për përmbysjen. Por në një situatë të ngjashme në ndeshjen e dytë, ne nuk do të përgjigjem­i në të njëjtën mënyrë. Por në ndeshjen e parë ndodhën shumë gjëra".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania