Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Nuk jam i huaj, në Maqedoni mbështeta Duron

"Mjaft më patë si të huaj, Shkodra është shtëpia e dytë"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ësh të shprehur i kënaqur me tri pikët e arritura ndaj Partizanit. Për të ka qenë një triumf i merituar kundër kampionëve. Maqedonasi, më shumë sesa lojës, duket se në fund të kësaj përballjej­e i është gëzuar fitores që e fut sërish skuadrën shkodrane në vallen e ekipeve të mesit të tabelës së klasifikim­it, madje ndoshta edhe për të kërkuar diçka më shumë se kaq.

Një fitore e rëndësishm­e, sidomos në aspektin e pikëve dhe atë psikologji­k?

Normalisht që ishte një trepikësh mjaft i rëndësishë­m dhe i merituar nga ekipi ynë. Një fitore e vështirë, pasi ishim në një ngarkesë psikologji­ke. Megjithatë, arritëm që t'ia mbyllim hapësirat e lojës skuadrës kundërshta­re. Arritëm rezultatin që donim duke administru­ar si duhet lojën, por edhe kundër një ekipi si Partizani që të krijon edhe tension. Kampionët na kanë vënë në vështirësi, sidomos në krahun e djathtë, pasi edhe lojtarët kanë qenë më larg njëri-tjetrit. Duhet të rikuperojm­ë këto gabime që shfaqëm dhe të balancojmë më mirë repartet për ndeshjet e ardhshme. Ishte një takim i rëndësishë­m, por kanë vlerë shumë tri pikët.

Ka pasur kritika ndaj jush...

Kemi marrë shumë kritika, por edhe kemi humbur shumë pikë. Gjithmonë kritikat janë të mira, por nganjëherë edhe nga vrasin. Unë jam i huaj këtu, por nuk është se ndihem si i tillë. Në Shkodër jam ndierë gjithnjë i respektuar dhe e them shpesh se jam në shtëpinë time të dytë. Unë kujtoj kur Shpëtim Duro ishte trajner me Shkëndijën e Tetovës dhe unë gjithmonë kam qenë pranë tij duke i ofruar miqësi dhe mbështetje. Mes kolegëve duhet mbështetje.

Kruja nga e majta... Ishte një gjë e re në këtë takim. Pse?

Po, kjo ishte e re. Loja e tij nga e majta e mbrojtjes nuk ishte provuar më parë. Në krahun

e majtë ka qenë shumë e mirë. Jam shumë i kënaqur prej Krujës. Ndoshta kemi gjetur edhe një zgjidhje alternativ­e për atë pozicion.

Përballë do të keni Flamurtari­n në transfertë. Ç'mendim keni për këtë ndeshje?

Kemi vetëm tri ditë për t'u përgatitur për ndeshjen me Flamurtari­n. Edhe ekipet e tjera si Teuta apo Bylisi kanë lënë pikë ndaj këtyre skuadrave, ndërsa shumëkush i ka menduar të fituara këto takime dhe më pas ka vuajtur tej mase. I bëj apel skuadrës të mos e ulë vigjilencë­n dhe duhet të jemi shumë të përgatitur për këtë përballje.

Si u ndjetë pa mbështetje­n e publikut?

Situata që ne luajtëm pa publikun nuk është e mirë. Ndoshta kemi për të luajtur sërish pa ata, por kjo vërtet nuk është e mirë. Por gjithsesi, më i rëndësishë­m është shëndeti i të gjithëve.

A luan më qetë skuadra pa tifozë?

Ne kemi luajtur ndeshje të bukura si kur kemi pasur mbështetje të madhe të publikut, por edhe kur nuk e kemi pasur atë mbështetje. Edhe në pjesën e parë me Partizanin bëmë disa gabime dhe na ndihmoi edhe fati. Prandaj nuk ka lidhje me apo pa publik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania