Panorama Sport (Albania)

Futboll me maskë, FSHF: Ja çfarë çfarë duhet duhet të të bëjnë bëjnë klubet klubet

Flet mjeku i Partizanit, Gjini: Kontroll të përditshëm lojtarëve

- ILIR CARA

Tri ndeshjet e fundit kanë rezultuar katas trofë për Partizanin, pasi të besuarit e trajnerit Adolfo Sormani nuk kanë marrë asnjë pikë. Shkaqet janë nga më të ndryshmet në këtë rënie të lirë të kampionëve dhe një prej tyre është mungesa e Lorenc Trashit. Mbrojtësi u dëmtua në fytyrë në ndeshjen me Bylisin pas përplasjes me portierin Alban Hoxha. Ai e ka të detyruar që të rrijë larg fushave, ku duhet të shmangë kontaktet, pasi mund të dëmtojë sërish mollëzën e djathtë. Mungesa e Trashit është evidente në fushën e lojës, pasi përveçse është një lojtar me eksperienc­ë, nga këmbët dhe verikalizi­met e 27-vjeçarit kanë ardhur disa nga golat e shënuar nga Partizani në këtë sezon. Trashi nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e fundjavës me Skënderbeu­n dhe kjo mungesë e gjatë po “streson” stafin teknik. Trashi prej ditësh po ndjek një program të specializu­ar stërvitor, ku ngarkesën më të madhe po e merr në palestër, pasi akoma nuk i këshillohe­t që të bashkohet me grupin. Shpresohet që Skënderbeu të jetë ndalesa e fundit për Trashin dhe duke nisur nga ndeshja e parë e fazës së katërt të jetë nën urdhrat e stafit teknik. Partizani po hyn në fazën e sprintit final, ku kërkohet nga të gjithë që të reflektojn­ë, me qëllimin e vetëm që të shpëtohet minimumi i sezonit për ekipin kampion, që mund të jetë pjesëmarrj­a në Kupat e Europës. PËRGATITJE­T Partizani nuk po gjen rehati në asnjë aspekt në këtë sezon dhe duke mos e gjetur se ku qëndron tersi i rezultatev­e

pozitive, të kuqtë kanë ndryshuar sjellje në disa aspekte në periudhën e fundit. Ndryshimi i kompleksit stërvitor është risia e fundit në kampin e kuq. Që në seancën e fundit për Vllazninë, Partizani ka lënë kompleksin në Pezë për t’u zhvendosur në kompleksin

“Football Rebublic”, të cilin e shfrytëzua­n edhe në sezonin e fundit ku u shpallën kampionë. “Panorama Sport” ka mësuar se ka qenë kërkesa e trajnerit Sormani që të ndryshonte terrenin stërvitor, vendim të cilin ai e ka propozuar pas seancës që

ekipi zhvilloi para Vllaznisë. Duke ditur se mbarë rruzulli ndodhet nën rrezikun e epidemisë së Koronaviru­sit, seancat stërvitore për Skënderbeu­n kanë marrë një karakter ndryshe, ku kërkohet që sa më shumë të evitohet kontakti i afërt mes lojtarëve, aq më

shumë kur përgatiten në fushë pa masa mbrojtëse për frymëmarrj­en. Kështu që ruajtja e distancës po merret në konsiderat­ë ndaj edhe kërkesa e llogarisë është përqendrua­r më shumë në aspektin e përgatitje­s fizike dhe tekniko-taktike të karakterit individual.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania