Panorama Sport (Albania)

Juvja në karantinë, alarm për dy shqiptarë

-

Andrea Pirlo është gati që të rikthehet në botën e futbollit, por këtë herë nga pankina. Gjithsesi, ish-fantazisti do ta rinisë me të njëjtat ngjyra që veshi për herë të fundit në Itali, ato bardhezi të skuadrës së Juventusit. Fakti që Pirlo kishte nisur dhe përfunduar me sukses kursin e trajnerit, ishte mësuar prej kohësh, por me sa duket fillimi i këtij hapi të ri të karrierës ka ardhur më shpejt sesa mendohej, ndonëse Juventusi është treguar menjëherë i gatshëm që t’i japë “maestros” një vend punë dhe pikërisht stolin e skuadrës bardhezi U-23, që aktualisht stërvitet nga një tjetër ish-juventin, si Fabio

Pekia. Për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk do të ketë nevojë për një shkarkim të trajnerit aktual, duke qenë se kontrata e tij përfundont­e pikërisht në verë, por ndoshta, nëse Andrea Pirlo do ta mendojë të arsyeshme, mund të vendosë që ta mbajë Pekian në stafin e tij, për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se në radhët e Juves U-23 bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, i paguar 4 milionë euro nga torinezët në merkaton e janarit dhe pa dyshim që për talentin kuqezi do të jetë një shans i madh për të mësuar nga një prej legjendave të gjalla të historisë së futbollit italian, si Pirlo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania