Panorama Sport (Albania)

Shtyhet ndeshja, Interi ka kalendar të çmendur

Zikaltrit hyjnë në kolaps total, mes kampionati­t dhe Europës kalendari u ngjeshet frikshëm

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Koronaviru­si është kryefjala e çdo sfere të mundshme të globit aktualisht dhe futbolli sigurisht që ka hyrë në kolapsin e tij. Duke parë situatën e frikshme dhe vatrën e nxehtë italiane, UEFA, në një mbledhje të jashtëzako­nshme paraditen e djeshme, ka vendosur që Inter-Getafe, e parashikua­r për sot pasdite, do të shtyhet në një datë të pacaktuar. Vendimi është marrë pas një kërkese të prerë nga ana e Getafes për të mos zbarkuar kurrsesi në Milano, si rrjedhojë e frikës së madhe dhe infektimit masiv që ka përfshirë Veriun e Italisë. Në të njëjtën kohë, edhe dueli tjetër italo-spanjoll mes Sevijes dhe Romës është shtyrë në një datë të pacaktuar, pasi verdhekuqt­ë nuk kanë marrë leje për të udhëtuar në Gadishulli­n Iberik. Siç dihet, shteti spanjoll ka frenuar çdo linjë ajrore që të zbarkojë, por edhe që të niset drejt Italisë nga aeroportet e tyre, prandaj, duke u pajtuar me normat e qeverisë, UEFA ka vendosur edhe për shtyrjen e kësaj sfide.

NGJESHET KALENDARI

Për Interin, edhe pse, siç u nënvizua fort nga presidenti Stiven Zhang përpara ndeshjes me Juventusin se “shëndeti është parësor”, telashet sa vijnë e shtohen. Sikur të mos mungonte fakti se në Itali zikaltrit janë një ndër skuadrat që i duhet të rikuperojë një ndeshje të kampionati­t me Sampdorian (ende pa datë) apo pa harruar edhe gjysmëfina­len e kthimit të Kupës së Italisë kundër Napolit, në stadiumin “San Paolo” (edhe kjo pa datë), shtyrja e duelit europian është një shuplakë edhe më e rëndë, duke qenë se kalendari sa vjen e bëhet më i ngjeshur për skuadrën e Antonio Kontes, gjithmonë nëse në Itali do të rinisë në të ardhmen e afërt normalisht kampionati. Për këtë arsye, në Milano sigurisht që kanë nisur të shqetësohe­n dhe sigurisht që nga dje kontaktet me UEFA-n do të nisin të jenë shumë të shpeshta, për të mësuar se çfarë mund të ndodhë në vazhdim. Disa hipoteza të para kanë nisur të jepen, siç mund të jetë mundësia që Inter-Getafe, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Europës, nga 180 minutat normale vajtje-ardhje të zhvillohet në vetëm 90 minuta, javën e ardhshme, në një fushë neutrale për të vendosur kualifikim­in dhe avancimin më tej të kompeticio­nit. Gjithsesi, diçka e tillë është vetëm një thashethem dhe për këtë do të pritet pikësëpari vendimi i

UEFA-s, ashtu sikurse ai i të dyja klubeve të përfshira. I njëjti debat për Inter-Getafe mund të jetë i vlefshëm edhe për Sevija-Roma. Ndërkohë, të gjitha ndeshjet e tjera në program do të luhen normalisht, në rast se sot nuk ndodh ndonjë surprizë e momentit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania