Panorama Sport (Albania)

Toni Kros mendon rikthimin, Flik: E bëj unë merkaton

Mesfushori gjerman nuk ka raport të mirë me trajnerin Zidan

-

Sipas revistës së njohur spanjolle "Diario Madritista", Bajerni i Mynihut është duke punuar intensivis­ht për të risjellë në skuadër mesfushori­n 30-vjeçar të Realit të Madridit, Toni Kros. Por "Sport Bild" shkruan se ky lajm nuk është aspak i vërtetë, pasi as klubi gjerman dhe as lojtari nuk janë të interesuar për të bashkëpunu­ar së bashku. Kujtojmë se në 2014, Kros kaloi për 25 milionë euro nga Bajerni te "Galaktikët". Tri herë fituesi i Champions-it arriti të fitonte gjithashtu edhe titullin kampion në Spanjë. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2023. Marrëdhëni­a e gjermanit me trajnerin Zinedin

Zidan ka qenë kohët e fundit jo më e mira. Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit, mesfushori u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 69-të. Ndërkohë, në ndeshjen e Champions-it me Mançester Sitin, ai qëndroi për 90 minuta në stol. Mediat spanjolle i dhanë të drejtë teknikut francez, pasi sipas tyre, lojtari kishte treguar një rendiment të dobët. "Fytyra e Krosit ishte një poezi", por nga ato të Gëtes, shkruan "As". "Gjermani nuk është më i pazëvendës­ueshëm. Ai shkoj drejt pankinës pa kërkuar asnjë kontakt me trajnerin". Për momentin situata është e ngrirë pasi ende nuk

dihet nëse trajneri do të qëndrojë pas përfundimi­t të sezonit. Zërat për një largim të tij po qarkullojn­ë dita-ditës. Mauricio Poçetino dhe Masimilian­o Alegri janë dy emra që mund të nisin një aventurë të re në Spanjë, duke qenë kështu një kamerdare shpëtimi për mesfushori­n gjerman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania