Panorama Sport (Albania)

Atletiko Atletiko heroike heroike ndaj ndaj Liverpulit, Liverpulit, Nejmar “djeg” “djeg” Halandin

Dopieta e Jorentes dhe Morata tronditin Klopin në "Anfield Road"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndeshje e pabe sueshme në "An field", atje ku Liverpuli përjeton një nga mbrëmjet më të hidhura të historisë së tij. Kampionët e Europës i japin lamtumirën Champions-it pas një ndeshjeje që e dominuan deri në minutën e 95-të, por u përmbysën 2-3 në shtesë. Përgjegjës­i e madhe e Adrian, i cili ndez fitilin e "remuntadës" së spanjollëv­e me gafë në rivënie pas golave të Vajnaldumi­t dhe Firminos. Heronjtë që i dhurojnë kualifikim­in Simeones në çerekfinal­e pas tri vitesh, janë Jorente autor i një dopiete në harkun e 8 minutave dhe Oblaku, i cili me pritjet e tij të pafundme në kufijtë e të pamundurës, i gjunjëzoi "Reds"-at në Europë pas 25 rezultates­h radhazi pozitive në "Anfield".

NISJA - Simeone e nis me Diego Kostën në sulm, por braziliani lë fushën pas 55', pa lënë gjurmë. Strategjia e miqve është e qartë: mbrojtje në thellësi me shumë forca, për të shfrytëzua­r kundërsulm­in e shpejtë. Liverpuli dikton ritmin e ndeshjes, duke e shtyrë shpejt Atletikon në 15 metrat përpara Oblakut.

MONOLOG I KUQ - Portieri slloven reziston 15 minuta ndaj goditjeve të vendësve. Pastaj formacioni i Klopit nisi të marrë masat e portës me tentativat e Çembërlein­it dhe Manesë, por Oblaku u përgjigj prezent si gjithnjë. Në 36' provon edhe Firmino me një devijim nga pak metra, por portieri i Atletikos shpëton vetëm prej reflekseve të tij. Megjithatë, Liverpuli feston përpjekjet e tij pak përpara pushimit, meritë e të njëjtit njeri që vitin e shkuar udhëhoqi përmbysjen historike në gjysmëfina­le kundër Barcelonës: Vajnaldum në 43' devijoi me kokë në shtyllën e largët krosimin e Çembërlein­it, i cili nuk i la asnjë shans Oblakut. Kush pret një reagim të "Colchonero­s" në pjesën e dytë, mbetet i zhgënjyer. Mbetet e njëjta muzikë dhe janë anglezët që shtojnë presionin ndaj Oblakut, por Salah, Çembërlein, Firmino, Arnold dhe Vajnaldum ndalen të gjithë përballë sllovenit, i cili e mbyll mbrëmjen me 12 pritje. Në 66', Robertson godet edhe traversën.

PËRMBYSJE E ÇMENDUR

- Por emocionet në "Anfield" nuk e kanë arritur ende kulmin e tyre. Atletiko gjen një gol të anuluar me të drejtë për

pozicion jashtë loje përpara se të shkohet në shtesë. Pastaj Firmino shpërthen stadiumin në 94', pas topit të përplasur më parë në shtyllë. Nuk ka mbaruar. Sepse në 97', Adrian gabon rivënien, Feliks nis me një asist fantastik Jorenten drejt porte dhe e djathta e

ish-sulmuesit të Realit ndalet në rrjetë. Goditje fatale për Liverpulin që në 105' merr edhe atë të nokautit, meritë e një tjetër të djathte nga distanca e Jorentes. Në shok, anglezët nuk arrijnë të reagojnë dhe pësojnë edhe golin e tretë në shtesë nga i sapohyri Morata.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania