Panorama Sport (Albania)

Zbulimi i Skënderbeu­t, Mensah: Më frymëzon Drogba

Mesfushori beson se Teuta do të bëjë kthesën me kurbinasit

- Zamir Qypi

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, ka folur në prag të sfidës së javës së 26të kundër Laçit. Blutë do të jenë të plotë në transfertë­n e Kurbinit dhe duke shpresuar te fitorja. Aleksi ka vlerësuar Laçin, duke theksuar që është një sfidë e vështirë, por Teuta është gati të japë maksimumin ndaj kurbinasve. Albano, çfarë nuk shkoi ndaj Flamurtari­t?

Jemi shumë të dëshpëruar, duhet të bënim maksimumin që të fitonim. Jam dakord që nuk ishte Teuta që keni parë dhe jeni mësuar. E kam thënë edhe pas ndeshjes, përgjegjës­itë i kemi të gjithë. Shpresoj që të kemi edhe pak fat dhe ne lojtarët e kemi kuptuar se duhet ta ndryshojmë patjetër mënyrën e lojës. Si është gjendja e grupit në prag të ndeshjes me Laçin?

Fizikisht grupi është mirë, jemi munduar të punojmë në aspektin psikologji­k dhe të jemi të qetë për ndeshjen me Laçin. Teuta duhet të bëjë ndryshe nga se bëri me Flamurtari­n. Duhet të bëjë ato që ka bërë, ato që po bënte deri para ndeshjes së fundit në kampionat. Nuk ka asgjë që na shqetëson. Jam i bindur që skuadra do të reagojë. I druheni Laçit dhe kush mendon që e ka presionin më të madh në këtë ndeshje?

Nuk i druhemi, jo Laçit, por asnjë kundërshta­ri. Të gjithë mund të fitojnë apo të gjithë mund të humbasin. Pavarësish­t se ndodhi ai barazim në Durrës, ne shkojmë në Laç për të fituar. Jemi shumë të qetë, nuk kemi presion. Për kundërshta­rin nuk di të them, sepse s'e di

si janë ata. Me çfarë synimi shkoni drejt Kurbinit?

Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë kthesën. Jemi përgatitur për këtë gjë dhe kam besim se do ta bëjmë kthesën. Atmosfera është e mirë, pozitive. Besimi dhe morali është lart. Kam besim se do të bëjmë kthesën. Ndeshja e radhës me Laçin. Në rast fitoreje, shkoni direkt e në vendin e tretë?

Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo ndeshje. Prandaj dhe në takimin e radhës në Laç duhet të jemi shumë seriozë dhe të mos i lejojmë vetes asnjë gabim në këtë sfidë. Nuk duhet të nënvlerëso­jmë asnjë kundërshta­r, pavarësish­t renditjeve që ka në tabelë. Sulmuesit përsëri vijojnë të mos shënojnë?

Të gjithë duam të shpërthejn­ë sulmuesit, por kjo gjë duhet bërë në fushën e lojës. Shpresoj të jetë ndeshja e duhur që lojtarët sulmues të shënojnë. Nuk janë vetëm ata të dy, janë edhe të tjerët që duhet të ndihmojnë repartin e sulmit dhe të shënojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania