Hoxhallari: Thyem parashikimet, Tirana merr titullin
“Kur ta provoj titullin, do të them nëse ishte drogë aq e fortë”
Erjon Hoxhallari është nga ata që mund të konsiderohet si të vjetrit e Tiranës. Një nga kapitenët bardheblu, pas Karabecit, Muçës e Likës, Hoxhallari është një nga pikat e forta të skuadrës së Tiranës në këto sezonet e fundit. Mbrojtësi i majtë Erjon Hoxhallari ka parë nga të gjitha me fanellën bardheblu, ndërsa tani është vetëm 10 ndeshje larg titullit. Në një intervistë...
Erjon Hoxhallari është nga ata që mund të konsiderohet si të vjetrit e Tiranës. Një nga kapitenët bardheblu, pas Karabecit, Muçës e Likës, Hoxhallari është një nga pikat e forta të skuadrës së Tiranës në këto sezonet e fundit. Mbrojtësi i majtë Erjon Hoxhallari ka parë nga të gjitha me fanellën bardheblu, ndërsa tani është vetëm 10 ndeshje larg titullit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, si një nga lojtarët stabël, me eksperiencën që ka fituar tashmë thotë se skuadra duhet që të vijojë me këtë ritëm, sepse asgjë nuk ka mbaruar… për titullin.
Tani mund të themi që jemi në rrugën drejt titullit kampion për ekipin e Tiranës?
Të them të vërtetën, është shpejt për të thënë titulli. Janë edhe 10 takime për t’u luajtur dhe nuk mund të festojmë para kohe. Duhet t’i marrim takimet një nga një. Nuk duhet të nxitojmë dhe të themi jemi kampionë apo të dalim nëpër televizione, por duhet ta tregojmë në fushë që jemi kampionë.
Ama nëntë pikë janë shumë për vendin e dytë. Asnjë skuadër nuk e ka humbur titullin me avantazhin e nëntë pikëve?
Nëntë pikë janë shumë, e pranoj. Është avantazh për ne që jemi përpara, por takimet janë të vështira. Siç e kemi parë, në fushë mund të ndodhë gjithçka. Skënderbeu mundi Kukësin, Luftëtari barazoi. Të gjitha ndeshjet janë të vështira.
Cili është çelësi që kjo skuadër nisi të funksionojë në mes të kampionatit?
Çelësi i skuadrës është bashkimi. Jemi të gjithë për një objektiv dhe ky është çelësi i skuadrës.
Keni luajtur sezonin më të mirë, duke marrë për bazë këto tri vitet e fundit?
Besoj se gjithë ekipi është shprehur mirë dhe unë
jam shprehur mirë dhe unë ndoshta ia kam dalë të luaj mirë.
Oshilacionet ndoshta erdhën edhe nga spostimet në qendër, por majtas ju keni bërë më të mirën?
Për të analizuar këtë gjë
nuk më takon mua. Thjesht, unë kam bërë detyrën. Trajneri më vendoste në qendër dhe mundohesha të jepja maksimumin për ekipin dhe kjo ishte detyra ime.
Mund të themi se jeni një nga veteranët e ekipit, keni provuar pothuajse
gjiçthka, veç titullit...
Do Zoti shpresoj që ta provojmë edhe titullin dhe kjo të jetë eksperienca më e bukur.
Cili është momenti më i bukur dhe më i keq në këtë sezon që po luani në Superiore?
Momenti më i mirë është derbi ose më saktë dy derbet e fituara. Momenti më i keq është gjithë situata që po kalonte ekipi para derbit. Ishim në vendin e tetë dhe nuk tolerohej.
Derbi dhe titulli janë si drogë, thotë një kapiten si Devi Muka...
Derbin e kam provuar shumë herë. Është si drogë e fortë. Kur ta provoj edhe titullin, do të them nëse ishte aq e fortë.
Çfarë ka më shumë skuadra juaj që është në vendin e parë se ekipet e tjera, duke llogaritur që ishit minus gjashtë pikë larg Partizanit?
Në ato momente kur erdhi Egboja ishte situata që duhet të ringriheshim, të bashkoheshim për të arritur gjëra të mëdha. Askush nuk e besonte që ne do të riktheheshim dhe prandaj bëmë përmbysjen e madhe.
Egboja besoj se ka pjesën e tij në suksesin e kësaj Tirane që po shkon drejt titullit?
Presor Egboja ka pjesën e tij. Jam i bindur që i njeh shumë mirë të gjithë lojtarët. Shumica kanë gjashtë vite që punojnë me të dhe ai ua di karakteret dhe ndoshta thjesht ka lidhur të palidhshmen.
Çfarë nuk ka shkuar vitet e fundit te Tirana, edhe pse ka pasur lojtarë sa të duash?
Ndoshta ishte besimi. Kur goditeshim nga rezultatet, thjesht që të gjithë humbnin besimin dhe dorëzoheshin. Ky ishte problemi ynë gjatë viteve të fundit.
E ardhmja e Hoxhallarit, pas fitimit të titullit kampion me Tiranën?
Të fitojmë njëherë titullin dhe më pas le të flasim për të ardhmen.