Panorama Sport (Albania)

Rrezikojnë pesë titullarë

-

Tirana do të luajë në Ballsh, por për sfidën e ardhshme me Luftëtarin, skuadra mund të mos ketë pesë lojtarë, gjithmonë nëse këta të fundit plotësojnë numrin katër të kartonëve të verdhë. Aktualisht janë disa futbollist­ë me tre kartonë. Lista nis me Agustin Torasën dhe vazhdon më pas me Erion Hoxhallari­n, Majkëll Ngonë, Albi Dokën dhe Uinful Kobinanë. Nëse Tirana fiton, lojtarët mund të marrin të verdhë dhe ata mund t’i shlyejnë në sfidën me Luftëtarin ku vështirësi­a nuk është nga ato të hatashmet. Bardheblut­ë janë nëntë pikë larg vendit të dytë dhe pak a shumë të shpallur kampionë. Vetëm matematika nuk e lejon skuadrën e Egbosë të festojë para kohe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania