Panorama Sport (Albania)

Kthehet formacioni tip i Tiranës

-

Tirana, edhe pse ka edhe një seancë stërvitore për sfidën me Bylisin, duket se ka vendosur për ata që do të luajnë në sfidën me ballshiotë­t. Duke ditur që Elton Kale është i gatshëm për të qenë nga minuta e parë në fushë, Egbo do t’i kthehet formacioni­t tip. Skuadra nis me Ilion Likën në portë. Më pas Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari në mbrojtje. Mesfusha do të ketë dy digat e zakonshme, Çelhaka dhe Batha, ndërsa nga krahët Kobina dhe Kale. Si sulmues i dytë do të aktivizohe­t Agustin Torasa, ndërsa në sulm, Majkëll Ngoja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania