Panorama Sport (Albania)

“Kalimi i situatës, lojtarët e stafi të bëjnë të pamundurën”

-

Drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram” është ballafaqua­r me shumë komente, kritika e kërkesa të tifozëve. Drejtori është treguar i gatshëm t’u japë përgjigje gati të gjithëve, ndonëse nuk kanë munguar edhe ofendimet dhe ironitë nga komentuesi­t. Përveç sqarimeve për situatën aktuale, ai u ka paraqitur edhe pikëpamjet e tij për të ardhmen. Një nga komentuesi­t i drejtohet kështu drejtorit: “Ju lutem z.Rama, ekipi nuk është mirë. Po humbasim shumë ndeshje. Forma tani në krahasim me atë të sezonit të kaluar është shumë ndryshe. Falni tifozët për sjelljen, por ju lutem, kuptojini se pse e bëjnë këtë”. Drejtori Rama i është përgjigjur kështu personit që i la komentin: “Tifozët kanë të drejtë të kërkojnë llogari, ashtu si ne kemi të drejtë t’i ftojmë e t’i riftojmë të vijnë të mbështesin skuadrën që të bëjë kthesën që duhet të bëjë. Të gjithë duhet të kuptojnë se Partizani është më i madh se momenti dhe duhet të gjithë të shtyjmë të ngrihet aty ku e meriton. Asnjë nuk është i kënaqur me situatën, përkundraz­i, stafi dhe lojtarët të parët duhet të bëjnë të pamundurën që të kalohet momenti i vështirë, por gjithmonë me ndihmën tuaj”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania