Panorama Sport (Albania)

Ndryshon orari, Skënderbeu shansi për të kapur Europën

-

Takimi i javës së 27-të mes Partizanit dhe Skënderbeu­t, është vendosur që të luhet në një orar më hershëm sesa ishte planifikua­r më parë, 17:00. Duke ditur se është një ndeshje pa tifozë, është vendosur që takimi i të shtunës në “Selman Stërmasi” do të luhet në orën 14:00. Trajneri Adolfo Sormani është i detyruar që edhe ndaj Skënderbeu­t të bëjë ndryshime në formacion, pasi nuk e ka të plotë grupin. Lorenc Trashi mungon që nga 22 shkurti, por për këtë takim të radhës të kuqtë do të vuajnë edhe mungesën e braziliani­t Melo, që është i pezulluar nga kartonët. Duke ditur situatën se si vijnë dy ekipet në këtë përballje, për Partizanin ka shumë rëndësi kjo ndeshje. Rikthimi te fitorja ndaj Skënderbeu­t shikohet si një shans për kampionët për të mbetur në luftën për sigurimin e pjesëmarrj­es në Kupat e Europës. Në rast se do vijohet me ecurinë negative, Partizani jo vetëm që minimizon shanset për Europë, por rrezikon shumë zonën “play out”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania