Panorama Sport (Albania)

Frika nga epidemia, mjeku Gjini: Ja si po e menaxhojmë Koronaviru­sin

PARTIZANI/ Stafi mjekësor i klubit, 24 orë në ditë në kontakt me ekipin

-

Epidemia e Koronaviru­sit prej ditësh i ka shtrirë rrënjët edhe në Shqipëri, ku zyrtarisht dje është shënuar edhe viktima e parë, një grua e moshuar në Durrës. Me vendim të qeverisë shumë aktivitete janë pezulluar në vendin tonë, ndërsa aktivitete­t futbollist­ike janë vendosur që të luhen në këtë fundjavë, por me stadiume të mbyllura. Duke ditur se ka aktivitet në fundjavë, skuadrat e futbollit janë të detyruara që t’i nënshtrohe­n procesit stërvitor edhe në një situatë jo normale, ku frika për jetën dhe stresi rëndon më shumë se ecuria dhe rezultatet e skuadrës.

Në këto kushte, futbollist­ët dhe stafet e klubit janë të detyruar që të vijojnë procesin normal ditor, por me masa dhe profilaksi të shtuar. Një nga rregullat mbrojtëse për parandalua­r infektimin nga Koronaviru­si është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës mes personave.

Se si mund të zbatohet ky rregull për futbollist­ët, është e pakonceptu­eshme, pasi vetë loja në vetvete është kontakt, markim, luftë sportive dhe “fair play” para dhe pas ndeshjes. Gjithsesi, të kuqtë po mundohen që ta menaxhojnë sa më mirë këtë situatë dhe peshën më të

madhe po e mban stafi mjekësor, i cili thuajse gjatë 24 orëve të ditës është nën kontakt me pjesëtarët e skuadrës, duke u dhënë këshilla, por edhe duke marrë parasysh shqetësime­t që mund të kenë. Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, në një prononcim për “Panorama Sport” tregon masat që ka marrë klubi si dhe punën që po kryen personeli mjekësor i skuadrës për të menaxhuar situatën aktuale. “Skuadra po stërvitet normalisht dhe fatmirësis­ht në këtë periudhë nuk kemi probleme shëndetëso­re, qoftë edhe virale. Po bëjmë ç’është e mundur për

të ndërgjegjë­suar sportistët e këdo tjetër që ka lidhje me klubin për marrjen e masave profilakti­ke për parandalim­in e Koronaviru­sit. Klubi nga ana tjetër ka bërë të gjitha përpjekjet dhe punën për pajisjen e të gjithë pjesëtarëv­e me mjetet mbrojtëse. Ashtu si në të gjithë popullatën, stresi ekziston, pasi të gjithë janë në radhë të parë qytetarë dhe shumica prindër. Ndaj mbi shëndetin nuk ka asgjë më të rëndësishm­e. Unë dhe stafi mjekësor i klubit jemi në kontakt të përditshëm me grupin në stërvitje, dhe pastaj gjatë gjithë orëve në vazhdim jemi në kontakt “online” për çdo shqetësim të shfaqur. Shpresojmë dhe besojmë se nuk do të kemi probleme. Me Zotin përpara dhe me vetëkujdes­in mund ta mposhtim këtë situatë”, u shpreh mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania