Panorama Sport (Albania)

Koronaviru­si, FSHF apel klubeve: Ja masat e nevojshme

“Ndeshje pa tifozë, stafet me maska dhe doreza”

- OLSI TUJANI

Situatë pandemie në të gjithë botën. Sipas OBSH-së, përhapja e Koronaviru­sit ka marrë përmasa globale, dhe për pasojë, edhe në vendin tonë është një situatë e pazakontë. Teksa është vendosur që ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë, FSHF me anë të Komitetit të Emergjencë­s ka publikuar edhe planin e masave që duhet të ndjekë çdo skuadër në vijimësi. Që nga përdorimi i dorezave dhe maskave për stafet, dezinfekti­mi i ambienteve stërvitore dhe i stadiumeve si edhe marrja e masave për të luajtur takimet me dyer të mbyllura dhe të shmangen shtrëngime­t e duarve mes ekipeve në start të takimeve. Jo vetëm kaq, por FSHF ka publikuar edhe planin e masave për të reduktuar stafin në zyrat e saj, si dhe ka bërë thirrje që të gjitha marrëdhëni­et e mediave dhe të klubeve me institucio­nin e futbollit të kryhen me anë të telefonata­ve ose shkëmbimev­e të postës elektronik­e.

Ja plani i pasave publikuar nga Komiteti i Emergjenca­ve në FSHF:

Komiteti i Emergjencë­s në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndjekur me kujdes dhe nga afër situatën e krijuar në vendin tonë pas shfaqjes së rasteve të prekura nga virusi COVID-19. Menjëherë i është përgjigjur urdhrit të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për të evituar grumbullim­et publike dhe duke i zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencë­s bën me dije stafin e Federatës së Futbollit, klubet e futbollit, akademitë, futbollist­ët dhe të gjithë organizato­rët dhe zyrtarët e ndeshjeve se janë të detyruar të zbatojnë me përpikmëri dhe përgjegjës­i vendimet e mëposhtme.

1. Në Federatën e Futbollit në Tiranë, si dhe në të gjitha zyrat e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë hyjnë në fuqi këto masa në mënyrë të menjëhersh­me:

a) Nis reduktimi i përkohshëm i stafit në zyra. Punonjësit do të paraqiten me rrotacion (nga një punonjës për secilën zyrë, për të mundësuar vijimësinë e punës) dhe uljen në minimum të kontakteve dhe shkëmbimev­e virale. Do t’i jepet përparësi kryerjes së detyrave përmes telefonit dhe internetit;

b) Punonjëset femra me

fëmijë do të punojnë nga shtëpitë;

c) Hyrjet dhe daljet në Federatën e Futbollit do të limitohen për personat e jashtëm; çdo punë mundësisht të kryhet me telefon dhe e-mail dhe paralelish­t nëse duhet ndonjë takim i detyrueshë­m me qytetarët nga jashtë institucio­nit, punonjësi përkatës që do të jetë në zyrë do të takohet me qytetarin jashtë mjediseve;

d) Çdo pjesëtar i stafit që do të ketë shqetësime duhet të informojë dhe do t’i kërkohet të vetizolohe­t në shtëpi;

e) Të gjithë punonjësve u

kërkohet të jenë në kontakt të përhershëm me autoritete­t shëndetëso­re;

f) Federata e Futbollit do të bëjë dezinfekti­min e të gjitha zyrave dhe ambienteve të punës;

g) Të vijojë vendosja e dezinfektu­esve të duarve në të gjitha mjediset e punës së FSHF.

2. Lidhur me pjesën e grumbullim­eve stërvitore, ndeshjeve futbollist­ike etj., sipas protokolli­t të OBSH-së dhe rekomandim­it të mjekëve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:

a) Të gjitha ndeshjet futbollist­ike do të vijojnë të luhen me dyer të mbyllura. Kërkojmë mirëkuptim­in e sportdashë­sve tanë që të mos i vizitojnë ambientet sportive;

b) Të merren masa nga të gjitha klubet që gjatë grumbullim­eve stërvitore dhe ndeshjeve të evitohen kontaktet fizike;

c) Të merren masa nga të gjitha klubet që të dezinfekto­hen të gjitha ambientet stërvitore, fushat dhe stadiumet, pra të gjitha dhomat ku ekipet, stafet dhe zyrtarët e ndeshjeve do të akomodohen;

d) Të vendosen dezinfektu­es duarsh në të gjitha këto mjedise për t’u ardhur në ndihmë futbollist­ëve, stafeve dhe zyrtarëve;

e) Të gjitha stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës;

f) Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshë­m sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgonë dhe çdo grumbullim tjetër të detyrueshë­m në vende të mbyllura;

g) Ashtu siç tashmë kemi modele nga futbolli ndërkombët­ar, futbollist­ët dhe stafet të mos kenë fare kontakt fizik,

të tipit të dhënies së duarve në fillim të takimit, gjatë apo edhe në fund.

h) Stafet mjekësore të klubeve dhe akademive të jenë në kontakt të pandërprer­ë me autoritete­t mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara. Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes.

3. FSHF ka anuluar të gjitha mbledhjet publike, seminaret, workshop-et dhe konferenca­t e shtypit. Kërkojmë mirëkuptim­in e klubeve, gazetarëve dhe bashkëpunë­torëve tanë. Komunikimi me ta do të vijojë i pandërprer­ë përmes telefonit dhe internetit.

4. FSHF u bën thirrje të gjithë futbollist­ëve dhe stafeve teknike të evitojnë udhëtimet personale jo të domosdoshm­e brenda vendit dhe sidomos jashtë vendit (sidomos drejt zonave të deklaruara zyrtarisht si të prekura nga virusi) dhe të reduktojnë takimet apo kontaktet që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe personave përreth tyre”, shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së për planin e masave në lidhje me këtë situatë emergjente.

 ??  ?? Mesfushori i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, dje gjatë kontrollit mjekësor
Mesfushori i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, dje gjatë kontrollit mjekësor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania