Panorama Sport (Albania)

Këshillat e mjekëve për higjienën e gjithsecil­it

-

Teksa kryefjala e kësaj situate është që të mos ketë panik, por kujdes maksimal për higjienën e gjithsecil­it, në ndihmë vijnë edhe këshillat e mjekëve se çfarë duhet bërë për të parandalua­r në maksimum përhapjen e Koronaviru­sit. Mjeku Isuf Kalo në rrjetet sociale ka publikuar rregulla të thjeshta dhe shumë të domosdoshm­e për higjienën e secilit në këtë situatë. Ja çfarë duhet bërë: 1- HIGJIENË personale (larja e duarve shpesh dhe jo më pak sesa 20-30 sekonda). Edhe higjienë kolektive, për ambiente të pastra. 2- MOSGRUMBUL­LIMI jo i domosdoshë­m në mjediset publike e të tjera.

3- PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturë­s dhe të kolliturës”. Duke vendosur pecetë ose duke mbuluar fytyrën me pjesën e parakrahut.

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herëpasher­shme të sasive të vogla të ujit. 5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A. 6- MOSFREKUEN­TIMI i qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasu­ese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperatur­ë).

7- VETIZOLIMI 14-ditor për personat që vijnë nga vende të prekura dhe me raste të transmetim­it komunitar të sëmundjes.

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numrin 127, NËSE ai/ajo ka shenja të tilla si temperatur­a, teshtitje e kollë, vështirësi në frymëmarrj­e dhe mosvajtja direkt në spital.

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve etj., si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/SarsCov-2. 10- VETËKONTRO­LLI e mospanikim­i për një situatë detyrimish­t kalimtare të kërcënimit epidemiolo­gjik të popullatës…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania