Panorama Sport (Albania)

Situata e virusit, anulohen miqësoret e U-19 me Kosovën

-

Nëse është vendosur që ndeshjet e futbollit në kampionat do të luhen sipas kalendarit, vetëm se pa praninë e tifozëve, FSHF dje ka publikuar edhe masat dhe vendimet e ndërmarra për ekipet kombëtare të moshave. “Komiteti i Emergjencë­s në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultime­ve me specialist­ët përkatës, ka vendosur anulimin e grumbullim­eve dhe sfidave miqësore që ishin planifikua­r për kombëtaret e moshave, si më poshtë: Kombëtarja U–15 për një grumbullim rutinë mes datave 16-20 mars; Kombëtarja U-19, për grumbullim­in në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikua­r të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020 dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës; Kombëtarja U-20 për një grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020”, ka bërë me dije Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me axhendën e ekipeve kombëtare të moshave. Këto masa kanë ardhur në lidhje me ndeshjet miqësore ose grumbullim­et rutinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania