Panorama Sport (Albania)

Emergjenca në vend, rrezik për ambulancat

-

Që një ndeshje futbolli të zhvillohet, kërkon patjetër të pranishme në çdo stadium praninë e një ambulance dhe të një zjarrfikës­eje. Mirëpo, me situatën e krijuar në vend, për qytete të caktuara dhe të vogla, prania e ambulancës mund të mos jetë për çdo moment e garantuar. Kësisoj, klubet do të duhet që të gjejnë zgjidhje dhe të marrin masa për këtë aspekt. Në mënyrë që organizimi i ndeshjeve të bëhet sa më perfekt, do të kërkohet nga të gjitha klubet organizato­re që të gjejnë zgjidhje edhe për këtë aspekt. Deri më tani, plani është që ndeshjet e futbollit të vijojnë sipas kalendarit, duke zbatuar një protokoll rigoroz sigurie. Me një publikim në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, institucio­ni ka bërë thirrje për të gjitha klubet shqiptare në lidhje me masat që duhet të ndërmarrin për organizimi­n e ndeshjeve të futbollit në vijimësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania