Panorama Sport (Albania)

Kukësi nën presion, kërkohet fitore me çdo kusht ndaj Luftëtarit

Ballshiotë­t duan kthesën, shpresojnë edhe te ndalesa e Tiranës

- Skerdilaid Sulozeqi

Pas 26 javësh kampionat, Kukësi është plot 9 pikë më pak se kryesuesit e Tiranës dhe dy rezultatet e fundit e kanë përkeqësua­r edhe më tepër situatën. Tashmë presioni i ka kaluar skuadrës, që duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjet e mbetura për të shpresuar te përmbysja. Ekipi është plotësisht në presionin e rezultatev­e dhe kjo është vërtetuar kur drejtuesi i stolit u ndërrua. Shpëtim Duro u largua pas barazimit me Teutën dhe vendin e tij e zuri Orges Shehi. "Topi" i kalon skuadrës për të bërë ndryshimin, por situata është përkeqësua­r edhe më tepër. Duke ditur këtë gjë, lojtarët kanë premtuar se do të reagojnë për mirë urgjentish­t, pasi koha për gabime nuk falet. Ndaj Luftëtarit pritet kthesa e madhe, e natyrisht që kuksianët kanë edhe një sy nga ndeshja që Tirana luan në Ballsh, aty ku Bylisi ka mundur më parë jo vetëm bardheblut­ë, por edhe verilindor­ët. Shkurtimi i distancës që këtë javë, do të ishte një sinjal i mirë për sprintin final.

PROBLEMATI­KAT

Trajneri Orges Shehi erdhi me shumë optimizëm në krye të Kukësit, duke ditur emrat dhe organikën që kjo skuadër ka në përbërje, por ai u ndesh me një fenomen që nuk e priste. Mungesat e shumta dhe dëmtimet që Kukësin e kanë kapluar, ia bënë më të vështirë situatën. Në ndeshjen e një jave më parë ndaj Vllaznisë, Shehi nuk kishte gati gjysmën e ekipit (Shkurtaj,

Musolli, Ethemi, Rroca dhe Abazaj i dëmtuar). Edhe pse grupi u kompletua disi ndaj Skënderbeu­t, sërish u ndje mungesa e kryegolash­ënuesit Shkurtaj, e gjithashtu Mustës dhe Teqjes. Para ndeshjes me Luftëtarin verilindor­ët vijnë sërish me shumë probleme dëmtimesh e mungesash. Në një kohë që Shkurtaj dhe Musta dihen që do të mungojnë edhe disa javë, trajneri nuk do të ketë në dispozicio­n as qendërmbro­jtësin Erhun Obanor. Nigeriani ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kështu që do të pushojë ndaj Luftëtarit për të qenë gati më pas në startin e fazës së katërt me Partizanin. Rikthim i rëndësishë­m në momentin e duhur është Teqja, i cili do të kompensojë në këtë mënyrë mungesën e Obanorit. Pritet që në ndeshjen e nesërme, Shehi të bëjë disa ndryshime në formacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania