Panorama Sport (Albania)

Lika: Ja kush m’i ndalon penalltitë

“E merituam fitoren ndaj Partizanit, tani duhet të marrim patjetër 3 pikë kundër Flamurtari­t”

- ADMIR URUÇI

Gilman Lika është kthyer në njeriun gol te Vllaznia. Pas 26 javësh kampionat, kapiteni kuqeblu rezulton kryegolash­ënuesi i skuadrës me 7 gola. Tre prej tyre i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ashtu siç bëri edhe ndaj Partizanit, duke i dhënë fitoren Vllaznisë. Mirëpo, fakti që ai vazhdon të marrë përsipër ekzekutimi­n e 11metërsha­ve, nuk duket se përjetohet mirë në familjen e tij. Është pikërisht e ëma e Gilmanit, që e përjeton mes shumë emocionesh këtë moment, madje duke i kërkuar të birit që të heqë dorë nga penalltitë. Megjithatë, mesfushori është i vendosur për të gjuajtur, pasi ka besim maksimal se shënon. Në intervistë­n për “Panorama Sport”, Lika tregon për këtë, ndërsa edhe për fitoren me të kuqtë, ndeshjen e së shtunës në Vlorë, si dhe momentin që po kalojnë kuqeblutë në këtë kampionat.

Gilman, një fitore e rëndësishm­e ndaj Partizanit.

Si e përjetoi ekipi në dhomat e zhveshjes?

Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për ne dhe këtë nuk mund ta mohojmë. Normalisht që jemi shumë të gëzuar që e kaluam me sukses këtë ndeshje. Të gjithë pa asnjë përjashtim kemi festuar për këtë fitore, sepse jemi në një moment delikat të sezonit dhe na duhej shumë.

Është kjo kthesa e vërtetë e Vllaznisë?

Në dy ndeshjet e fundit ndaj Kukësit dhe Partizanit, ekipi është paraqitur shumë mirë. Kjo më gëzon, sepse ishin

dy ndeshje të vështira dhe morëm 4 pikë. Kemi luajtur mjaft mirë ndaj dy skuadrave më të forta të Superiores.

Një gol me vlerë trepikësh, ju gëzuat golit apo më shumë fitores?

E para ishin tri pikët, pastaj edhe goli normal që

më gëzoi shumë. Ishte një fitore e merituar, që na duhej medoemos.

Për cilin shkoi ky gol, kishte ndonjë dedikim të veçantë pas atij festimi?

Nëna ime i përjeton shumë ndeshjet, sidomos kur gjuaj penalltitë. Ajo ka shkuar deri aty sa më ka thanë të mos i gjuaj më penalltitë. Kështu që një ditë pas urimit për 8 marsin, i bëra edhe një tjetër dhuratë, këtë herë me gol. Ajo e meriton këtë dedikim.

Me sa duket, ekipi e vërtetoi se vuan presionin e tifozëve dhe në një stadium të boshatisur fitoi...?

E kam thënë një herë arsyen e kësaj. Futbolli pa tifozë nuk luhet. Shumë herë i kam bërë thirrje që të vijnë e të na mbështesin, sepse kemi tifozët më të shumtë dhe më të mirë në të gjithë Shqipërinë. Ato janë një mbështetje e madhe për ne.

Ndaj Flamurtari­t luani në transfertë, mendoni se tashmë nuk do të ndaleni?

Nëse duam të ecim përpara, s’mundemi kurrsesi të kënaqemi me këtë fitore ndaj Partizanit. Na duhet të vazhdojmë me rezultate pozitive deri në fund. Që në ndeshjen me Flamurtari­n duhet të shkojmë dhe të fitojmë në Vlorë, paçka që s’do ta kemi aspak të lehtë. Duhet ta vlerësojmë në maksimum këtë takim, pasi nuk na lejohen gabimet.

 ??  ?? Gilman Lika në momentin e goditjes së penalltisë ndaj Partizanit
Gilman Lika në momentin e goditjes së penalltisë ndaj Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania