Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ia ka marrë dorën Flamurtari­t

-

Vllaznia do të përballet të shtunën në orën 14:00 në Vlorë me Flamurtari­n për të pestën herë këtë sezon. Përveç dy fazave të para të kampionati­t, kuqeblutë kanë luajtur me Flamurtari­n edhe dy ndeshje të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët janë kualifikua­r për më tej, pikërisht pas barazimit 2-2 në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë, si dhe fitores 0-2 në Vlorë në sfidën e kthimit. Ndërkohë, në fazën e parë të kampionati­t, shkodranët mposhtën Flamurtari­n në Vlorë me shifrat 1-3, ndërsa në fazën e dytë në “Loro Boriçi”, sërish kuqeblutë fituan me shifrat 2-0. Vllaznia do të kërkojë fitoren e katërt sezonale dhe të tretën në fushën e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës të shtunën, në një ndeshje ku shkodranët janë të dënuar të marrin tri pikë edhe prej pozicionit në tabelë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania