Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Qarri: Ju tregoj sjelljen amatore të rivalëve

Mbrojtësi: Lojtarët e ekipeve të tjera na thonë “pse luani”, por...

- E keni me gjykimin? Po dëgjohet shpesh nga futbollist­ët Ermal Sika

Mateo Qarri pritej të largohej nga Flamurtari në janar, por pas dilemave që shoqëruan lojtarin dhe klubin, tashmë ai është kthyer në një prej lojtarëve më stabël të trajnerit Marcelo Troisi. Mbrojtësi 20-vjeçar, prodhim i akademisë vlonjate, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, flet për veten, rezultatet e fundit, si dhe absurditet­in që hasin me futbollist­ët e skuadrave të tjera.

Në ndeshjet e fundit barazuat ndaj Teutës, mendoni se meritonit më tepër?

Në ndeshjen me Teutën kemi pasur shume raste shënimi. Jo vetëm që zhvilluam një lojë të bukur, por meritonim fitoren. Të gjithë e panë vetë atë takim. Ishte një ndeshje dinjitoze nga të gjithë lojtarët. Dhamë gjithçka në fushë, duke u treguar profesioni­stë. Rezultati më i drejtë i atij takimi do të ishte fitorja. Unë them se ne jemi fituesit moral të

ndeshjes në Durrës dhe këtë e kuptojnë të gjithë.

Nuk më takon të merrem me gjykimin. Shikoj vetëm fushën e lojës, sepse me ato gjëra merret klubi.

e Flamurtari­t se kundërshta­rët ju thonë: “pse luani”. E konfirmoni edhe ju këtë?

Po, patjetër. Është shumë e vërtetë. Në takimet e fundit nga lojtarët kundërshta­rë kemi dëgjuar këto fjalë. Na thonë se përse luani. Është mungesë profesiona­lizmi nga ana e tyre. Ata po tregohen shumë amatorë. Si mundet t’i thuash një ekipi me histori dhe lojtarëve si ne, që jemi të gjithë profesioni­stë që përse luani ju. Është e papranuesh­me. Ta mësojnë të gjithë ata që mendojnë kështu, që ne nuk

tërhiqemi. Nuk bëjmë aleancë me asnjë. Ne shikojmë punën tonë. Do të respektojm­ë deri në fund klubin, fanellën, tifozët dhe qytetin. Të mos na e përsërisin më atë fjali, pasi do t’ua kthejmë reston ashtu siç e meritojnë, me punën dhe përkushtim­in tonë.

Do të luani me Vllazninë të shtunën, besoni se mund të fitoni për herë të parë një ndeshje në Vlorë?

Do të kërkojmë fitoren. Kemi lojtarë me eksperienc­ë dhe të rinj që bëjnë mirë sa herë që aktivizohe­n. Me ardhjen e brazilianë­ve, është rritur ndjeshëm konkurrenc­a. Nuk ka dallime Vllaznia nga

Flamurtari, pavarësish­t se ne jemi në vend të fundit. Kemi edhe ne kualitete.

Trajneri Troisi po ju aktivizon si titullar...?

Trajneri Troisi më ka dhënë besimin dhe e falënderoj shumë për këtë mundësi. E di shumë mirë peshën e rëndë të kësaj fanelle dhe do të bëj gjithçka mundem për ta përfaqësua­r me dinjitet.

Do ishit gati të qëndronit te Flamurtari edhe në Kategorinë e Parë?

Sigurisht që po. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për këtë fanellë. Flamurtari­n e kam në shpirt dhe më dhimbset.

 ??  ?? Mateo Qarri gjatë një dyluftimi me Mustën e Kukësit
Mateo Qarri gjatë një dyluftimi me Mustën e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania